Bytyqi: Bashkëjetesa dhe solidariteti janë bazat e përparimit të shoqërisë sonë

Flaka
Botuar nga Flaka 3 Maj, 2024 21:14

Bytyqi: Bashkëjetesa dhe solidariteti janë bazat e përparimit të shoqërisë sonë

“LSDM-ja ka qenë gjithmonë lider i vizionarizmit, i shtetësisë dhe i progresivitetit, gjithmonë me shikim nga e ardhmja, me një ndjenjë të theksuar politike të nevojës për marrëdhënie të mira fqinjësore, për integrim në BE, por mbi të gjitha për ndërtimin e marrëdhënieve harmonike ndërmjet komuniteteve të ndryshme në vend. Nuk heq dorë nga ky misioni ynë, do të vazhdojmë edhe pas 8 majit, për këtë na detyrojnë vlerat tona socialdemokrate”, thotë Fatmir Bytyqi, nënkryetar i LSDM-së dhe bashkëbartës i listës së kandidatëve për deputetë nga Njësia Zgjedhore Nr. 2, nga “Koalicioni për Ardhmëri Evropiane”. 

Bytyqi thekson se rruga drejt BE-së është e vështirë, kërkohen shumë ndryshime nga ne dhe kjo duhet të jetë një motiv që në zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe presidenciale të rrethohet numri 1. 

“Qëllimi ynë është të sjellim standardet dhe vlerat evropiane këtu te ne, t’u ofrojmë qytetarëve një jetë më cilësore”, thotë Bytyqi.

Ai thekson se ky ndryshim mund të bëhet lehtë duke pranuar vlerat socialdemokrate të cilat, siç thotë Bytyqi, janë shumë të afërta si me krishterimin ashtu edhe me islamin.

 “Në prag të festës së madhe të krishterë të Pashkëve, dua t’ju kujtoj se socialdemokracia ka shumë të përbashkëta me fetë. Socialdemokracia na mëson dhembshurinë për të pambrojturit, për të margjinalizuarit, të përpiqemi për një shoqëri të drejtë, ku të gjithë, pavarësisht nga diversiteti i tyre, do të kenë qasje në arsim, punësim dhe një jetë dinjitoze. Nuk ka asgjë më fisnike se mesazhi për t’i trajtuar të gjithë me drejtësi dhe dashuri”, thotë Bytyqi dhe apelon në prag të zgjedhjeve të dyfishta të 8 majit të njohim fuqinë e bashkimit dhe të mos lejojmë që nacionalizmi të përçajë shoqërinë.

 “Pas 8 majit le të vazhdojmë të jemi bashkë, të ndajmë vështirësitë, por edhe gëzimet e jetës. Të mbajmë fort vizionin e përbashkët për një Maqedoni Evropiane, në të cilën askush nuk do të lihet, i përjashtuar”, thotë Bytyqi.

105
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 3 Maj, 2024 21:14
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
105
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?