Davkova e dekoroi gjeneral-majorin amerikan Gregory Knight, me urdhrin për merita ushtarake

Flaka
Botuar nga Flaka 9 Dhjetor, 2025 22:48

Davkova e dekoroi gjeneral-majorin amerikan Gregory Knight, me urdhrin për merita ushtarake

Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova sot, në një ceremoni solemne, dekoroi gjeneral-majorin Gregory Knight, komandant i Gardës Kombëtare të Vermontit, me urdhrin për merita ushtarake. Gjenerali Knight e merr këtë dekoratë të lartë të Maqedonisë për kontributin e tij të veçantë në bashkëpunimin ushtarak dhe në thellimin e miqësisë maqedono-amerikane.

Duke ia dorëzuar urdhrin, presidentja Siljanovska-Davkova theksoi se lidershipi dhe përkushtimi i gjeneral-majorit amerikan Knight kanë ndihmuar në krijimin e shumë gjeneratave të oficerëve, nënoficerëve dhe ushtarëve maqedonas të trajnuar në mënyrë të shkëlqyer.

“Garda Kombëtare e Vermontit prej tri dekadash i mbështet forcat ushtarake maqedonase, si partner i kualifikuar, i përvojshëm dhe i përkushtuar në stërvitje, por edhe si aleat i besueshëm në rrugën drejt paqes, stabilitetit dhe demokracisë. Kjo dekoratë shtetërore nuk është vetëm shprehje falënderimi për punën e tij të palodhshme e të vlefshme, por edhe respekt për vlerat që ai i përfaqëson: dinjitetin, integritetin, besueshmërinë, disiplinën, guximin, empatinë dhe moralin”, thuhet në njoftimin e presidencës.

Gjeneral-major Gregory Knight, në ceremoni theksoi se urdhri u takon mijëra ushtarëve të Gardës Kombëtare të Vermontit, të cilët kanë qenë të përfshirë në bashkëpunimin 35-vjeçar.

“Ky partneritet është pa dyshim pjesa më e rëndësishme e karrierës sime ushtarake prej gati 43 vjet e gjysmë. Në Maqedoni vij prej gati 25 vitesh — përvoja dhe udhëtimet kanë qenë të jashtëzakonshme. Miqësitë që kam krijuar këtu për mua janë vërtet të sinqerta dhe të thella”, theksoi gjeneral-major Knight.

Para ceremonisë, presidentja dhe gjenerali zhvilluan një takim në të cilin u pajtuan se mbështetja nga Vermonti ishte kyçe në përgatitjen e vendit për anëtarësim në NATO, duke përmbushur standardet e Aleancës dhe duke përmirësuar ndërveprueshmërinë me forcat e tjera të NATO-s.(portalb)

53

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Flaka
Botuar nga Flaka 9 Dhjetor, 2025 22:48
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali. Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht. Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve. Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media. Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media. Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.
53

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Voto edhe...
3
Flaka

Çfarë dëshironi të lexoni apo shikoni në Flaka më së tepërmi?

NDRYSHE

NDRYSHE

    No posts where found

Lexo më shumë