De la Fuente: Ne do të luftojmë fortë për të fituar Europianin

Flaka
Botuar nga Flaka 14 Maj, 2024 20:04

De la Fuente: Ne do të luftojmë fortë për të fituar Europianin

Trajneri i Spanjës, Luis de la Fuente është shumë i qartë sa i takon objektivit të iberikasve në këtë edicion të Europianit, aty ku bëjnë pjesë në Grupin B, së bashku me Italinë, Kroacinë dhe Shqipërinë.

Në një intervistë për “Teledeporte”, 62-vjeçari theksoi se “Furia e Kuqe” do të luajë me objektivin për të triumfuar, teksa shtoi se po vlerëson që në Europian të rikthejë Iskon, që ka gjetur sërish versionin e tij më të mirë në radhët e Betis.

“Isko nuk ka qenë në kombëtare prej një kohe të gjatë, por e njohim dhe e dimë shumë mirë kualitetin e tij. Unë e deklaroj publikisht se jam një admirues i tij. Spanja ka fatin që në organikë të ketë shumë futbollistë të mirë, vendimin për lojtarët e grumbulluar do ta marrë pak më vonë. Por, i di të gjitha alternativat. Isko po bën shumë mirë, e meriton dhe ka mundësi që të jetë pjesë e kombëtares. Unë shoh një Spanjë shumë të fortë për Europianin, jam një ‘gladiator’ dhe nuk futem në luftë nëse nuk mendoj se do ta fitoj atë. Ne do të luftojmë fortë për të fituar Europianin”, u shpreh De La Fuente.

Spanja do të luajë ndaj Shqipërisë ndeshjen e tretë të grupit më 24 qershor në orën 21:00 në stadiumin “Merkur Spiel-Arena”, të Dyseldorfit.

10
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 14 Maj, 2024 20:04
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
10
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?