Debati presidencial i TVM-së i grindi kandidatët në rrjetet sociale

Flaka
Botuar nga Flaka 2 Maj, 2024 21:44 Përditësuar

Debati presidencial i TVM-së i grindi kandidatët në rrjetet sociale

Debati presidencial në TVM i grindi kandidatët në rrjetet sociale. Kandidatja për presidente e VMRO-DPMNE-së, Gordana Siljanovska-Davkova, njoftoi se do të debatojë me karrige të zbrazët në debatin e tretë presidencial në TVM, për të cilën kundërkandidati i saj Stevo Pendarovski iu përgjigj se kohë të caktuar për debat në TVM asnjëherë nuk është dakorduar.

Siljanovska Davkova, në rrjetet sociale, ka publikuar një fotografi në të cilën është vet në studion e TVM-së, si paralajmërim siç shkruan për “debatin e tretë presidencial”, pas së cilës Pendarovski në një postim në Fjesbuk është përgjigjur se “e vetmja mënyrë për të dalë si fitues në ato përballje publike është të organizojë një bisedë me një “karrige të zbrazët”.

“Pas diskretimit publik të tri dueleve të mëparshme televizive, Gordana Siljanovska Davkova kuptoi se e vetmja mënyrë për të dalë si fitimtar në ato ballafaqime publike është të organizojë një bisedë me një ‘karrige të zbrazët’ në marrëveshje me servisin publik drejtori i përgjithshëm i të cilit me muaj është i angazhuar në fushatë partiake të VMRO-DPMNE-së. Përndryshe, kohë të caktuar për debatin në TVM asnjëherë nuk është arritur mes dy kandidatëve. Debati të hënën më 6 maj, në televizionin Kanal 5, është i fundit që është konfirmuar nga të dyja palët”, njofton Pendarovski në Fejsbuk.

Paraprakisht Davkova në rrjetin social X, publikoi se do të debatojë me një karrige të zbrazët në TVM.

“Është e habitshme se si në debatin më të rëndësishëm presidencial para servisit kombëtar, Televizionit të Maqedonisë, unë do të debatoj me një karrige të zbrazët. Nuk e kuptoj pse kundërkandidati im (@Pendarovski) ua pamundësoi qytetarëve që sërish t’i përballim programet dhe qëndrimet”, ka shkruar Davkova.

105
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 2 Maj, 2024 21:44 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
105
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?