Dembélé lëndohet me Francën, PSG në ankth për gjendjen e tij

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 6 Shtator, 2025 12:46

Dembélé lëndohet me Francën, PSG në ankth për gjendjen e tij

Mbrëmjen e djeshme, gjatë ndeshjes kualifikuese të Kupës së Botës 2026 mes Francës dhe Ukrainës në Wroclaw të Polonisë, ylli i Paris Saint-Germain, Ousmane Dembélé, është detyruar të largohet nga fusha për shkak të një dëmtimi të mundshëm në kofshën e djathtë.

Sulmuesi 28-vjeçar u aktivizua në fillim të pjesës së dytë, por pas më pak se 35 minutash lojë u pa duke prekur pjesën e pasme të kofshës së djathtë dhe u zëvendësua nga Hugo Ekitike. Sipas stafit mjekësor të kombëtares franceze, pritet që Dembélé t’i nënshtrohet testeve të detajuara për të përcaktuar shkallën e dëmtimit.

Trajneri Didier Deschamps ka konfirmuar se lojtari do të mungojë në ndeshjen e radhës ndaj Islandës dhe do të kthehet në Paris për të vijuar rikuperimin nën kujdesin e stafit mjekësor të PSG-së. Ky dëmtim vjen vetëm 12 ditë para nisjes së fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve, ku kampionët e Francës do të përballen me Atalantën më 17 shtator.

Flaka

105
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 6 Shtator, 2025 12:46
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
105
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?