Dronët Bayraktar testohen në Aeroportin e Gjakovës, vëzhgohen nga Maqedonci e Jashari

Flaka
Botuar nga Flaka 31 Maj, 2024 21:55

Dronët Bayraktar testohen në Aeroportin e Gjakovës, vëzhgohen nga Maqedonci e Jashari

Me dronët Bayraktar në inventarin e sistemeve të armatimit, Kosova është më e fortë dhe ndihet më e sigurt përballë kërcënimeve dhe rreziqeve aktuale dhe eventuale. Kështu ka deklaruar ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

Ky I fundit së bashku me  komandantin i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, sot kanë vizituar njësinë e Sistemeve Ajrore pa Pilot (SAPP) në Aeroportin e Gjakovës.

Maqedonci ka deklaruar  se aty panë nga afër operacionalizimet e kapaciteteteve të dronëve Bayraktar TB-2.

“Për t’i vëzhguar nga afër operimet me dronët Bayraktar të kryera nga oficerë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, bashkë me Komandantin e FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jasharin, e vizituam njësinë SAPP në Aeroportin e Gjakovës. Aty u njohëm me opercionalizimet e kapaciteteteve të fluturakeve Bayraktar TB-2, të demonstruara nga oficerët e njësisë Sisteme Ajrore Pa Pilot (SAPP)”, ka shkruar Maqedonci.

“Me oficerët dhe ushtarakët e mirëtrajnuar dhe të përkushtuar të ushtrisë tonë dhe me dronët Bayraktar në inventarin e sistemeve tona të armatimit, Kosova është më e fortë dhe ndjehet më e sigurtë përballë kërcënimeve dhe rreziqeve aktuale dhe eventuale. Ne do të vazhdojmë edhe më tutje ta pajisim ushtrinë tonë me sisteme armatimi moderne dhe të sofistikuara, në shërbim të mbrojtjes dhe të sigurisë së Kosovës dhe për ta ruajtur paqen në vend dhe rajon”, ka shtuar Maqedonci.

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fejup.maqedonci1%2Fposts%2Fpfbid0zMaW6872dmxZG6VSvjc51gneuUBrExt9WqKZuFxv1jvnjkFWrPMw3CCvp6uT3Fdxl&show_text=true&width=500&preview=comet_preview

107
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 31 Maj, 2024 21:55
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
107
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?