Dy muaj pa rroga janë punonjësit e Ministrisë së Sportit që u transferuan nga Agjencia për Rini dhe Sport

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 21 Gusht, 2024 20:28

Dy muaj pa rroga janë punonjësit e Ministrisë së Sportit që u transferuan nga Agjencia për Rini dhe Sport

Dyzet të punësuar të Agjencisë për Rini dhe Sport të cilët janë transferuar në Ministrinë e sapoformuar të Sportit, nuk kanë marrë rrogë dy muaj dhe mund të mbeten edhe pa rrogën e tretë. Ata nuk kanë as sigurim shëndetësor për një muaj të tërë për shkak të problemeve me transformimin e marrëdhënies së punës nga Agjencia në Ministrinë e sapoformuar të Sportit, transmeton Portalb.mk nga Telma.

Ministri i Sportit Borko Ristovski thotë se procedura e transformimit është drejt fundit dhe se deri në fund të javës së ardhshme të gjithë do të marrin vendime të reja dhe do t’i marrin rrogat e mbetura.

Me ndryshimet në Ligjin për organizimin dhe punën e organeve të administratës shtetërore, u shfuqizua Agjencia për Sport dhe Rini dhe u krijua Ministria e Sportit.

Punonjësit e Agjencisë, të cilët kryenin punë në fushën e rinisë, transferohen në Ministrinë e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, ndërsa punonjësit që merreshin me fushën e sportit, transferohen në Ministrinë e Sportit.

Ata që janë transferuar në Ministrinë e Sportit nuk kanë marrë rrogë për muajin qershor dhe korrik dhe që nga fillimi i gushtit nuk kanë as sigurime shëndetësore.

Ministri i Sportit Borko Ristovski thotë se pas miratimit të ribalancimit të buxhetit ka filluar një bilanc i pjesshëm me Ministrinë e Punës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, të cilat janë trashëgimtare ligjor të Agjencisë. Sipas tij, rregullimi është bërë në kohën më të shkurtër të mundshme.

“Pas miratimit të sistematizimit të ri do të pasojnë vendimet, transferimi i punëtorëve dhe pagesa e të gjitha pagave të prapambetura për të cilat janë siguruar mjetet”, tha Ristovski.

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut rreth orës 02:30 të mëngjesit të 8 qershorit miratoi ndryshimet e propozuara të Ligjit për Organizimin e Punës së Organeve të Administratës Shtetërore,. Dy ditë më vonë presidentja e nënshkroi dhe më 10 qershor u botua në Gazetën Zyrtare.

Agjencisë për Rini dhe Sport në fund të qershorit iu hoqën vulat dhe më 7 gusht u shkarkua drejtori Naumçe Mojsovski.

Ministri Ristovski thotë se po vazhdon procedura për fshirjen e Agjencisë për Sport dhe Rini nga Regjistri Qendror, pas së cilës do t’i mbyllet edhe llogaria bankare, ndërsa paratë do t’i marrë ministria.

13
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 21 Gusht, 2024 20:28
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
13
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?