Editorial: Skender Rexhepi – Zejdi dhe fitorja e madhe kushtetuese për mërgatën shqiptare

Flaka
Botuar nga Flaka 27 Qershor, 2025 10:55 Përditësuar

Editorial: Skender Rexhepi – Zejdi dhe fitorja e madhe kushtetuese për mërgatën shqiptare

Redaksia Flaka

Më 26 qershor 2025, Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë së Veriut shpalli një vendim historik që ka potencialin të ndryshojë mënyrën se si institucioni shtetëror e trajton një nga shtyllat më të rëndësishme të kombit shqiptar – mërgatën.

Ky vendim, që rrëzon metodologjinë e regjistrimit të popullsisë të vitit 2021, është rezultat i një nisme të qartë politike, juridike dhe morale: atë të deputetit të Frontit Evropian dhe kryetarit të Lëvizjes Populli, Skender Rexhepi – Zejdi, i cili më 29 shtator 2024 dorëzoi në Gjykatën Kushtetuese iniciativën për të kundërshtuar ndarjen e popullsisë në rezidentë dhe jorezidentë, siç ishte parashikuar nga Enti Shtetëror i Statistikës.

Në një kohë kur shumica heshtin, Skender Rexhepi nuk e bëri. Ai ngriti zërin në emër të ligjshmërisë, kushtetutshmërisë dhe mbi të gjitha – respektit ndaj diasporës.

Rexhepi shprehu bindjen se ndarja e popullsisë pa bazë ligjore, vetëm me një akt nënligjor (Metodologji), bie ndesh me nenet 8, 9 dhe 51 të Kushtetutës, si dhe nenet 6, 7 dhe 17 të Ligjit për Regjistrimin e Popullsisë.

Gjykata Kushtetuese i dha të drejtë: nuk mund të vendoset kush është “rezident” dhe kush jo, pa një ligj të qartë të miratuar nga Kuvendi, dhe drejtori i Entit të Statistikës kishte tejkaluar kompetencat e tij ligjore.

Vendimi i Gjykatës nuk e ndryshon regjistrimin e vitit 2021, por krijon standarde të qarta për të ardhmen. Tani e tutje, nuk mund të përcaktohet statusi i qytetarëve pa bazë ligjore.

Më rëndësishmja: me këtë vendim, njohja e diasporës shqiptare si pjesë e pandashme e popullatës merr legjitimitet kushtetues. Me fjalë të tjera, shqiptarët janë 29.5% e popullsisë së vendit, jo 24.3% siç manipulohej duke përjashtuar mërgatën.

Për vite me radhë, mërgata është trajtuar si numër i padobishëm në raportet institucionale – një fuqi ekonomike, por e padukshme politikisht dhe administrativisht. Metodologjia e regjistrimit i vinte vulë këtij përjashtimi.

Skender Rexhepi nuk bëri vetëm një akt politik. Ai vendosi në lëvizje një proces kushtetues, i cili po e detyron shtetin të rishqyrtojë qëndrimin ndaj mërgatës dhe t’i japë asaj vlerën reale që meriton.

Me këtë vendim, hapet rruga që punësimi, shpërndarja e investimeve publike, dhe përfaqësimi institucional të mos mbështeten më në shifra të manipuluara që i margjinalizojnë shqiptarët, veçanërisht në komuna me mërgatë të madhe si Gostivari, Tetova, Kërçova, Struga.

Në një kohë kur qeveria aktuale e VMRO-VLEN synonte që përmes metodologjisë të zbriste peshën reale të shqiptarëve në statistika, ky vendim është fitore morale, ligjore dhe kombëtare.

Skender Rexhepi – Zejdi ka dhënë shembullin se si një deputet me vullnet dhe dije mund të ndikojë në mekanizmin kushtetues të shtetit. Ky akt nuk është vetëm në mbrojtje të shqiptarëve, por edhe një mësim për politikën shqiptare: kauzat kombëtare nuk bëhen me deklarata, por me vepra konkrete.

Për mërgatën, ky është një hap i vogël në letra, por një fitore e madhe në dinjitet.

68
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 27 Qershor, 2025 10:55 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
68
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?