Elseid Hysaj do të largohet nga Lacio, arrihet marrëveshja me menaxherin e shkodranit

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 10 Korrik, 2024 12:36

Elseid Hysaj do të largohet nga Lacio, arrihet marrëveshja me menaxherin e shkodranit

Lacio është duke punuar për të sjellë në skuadër një mbrojtës krahu. Tavaresi, Kabali dhe Havi Galani janë tre alternativat për të cilat po punohet në klubin bardhekaltër. Por për të arritur një marrëveshje të re, duhet të largojnë një prej mbrojtësve aktualë të krahut.

Mes Pelegrinit, Laxarit, Marusiçit dhe Hysajt, ky i fundit pritet të ndajë rrugët me klubin kryeqytetas. “Corriere dello Sport” ka bërë me dije se është arritur marrëveshja me menaxherin e shkodranit për të mos vazhduar më bashkëpunimin mes palëve.

Mësohet se për momentin nuk ka ofertë për mbrojtësin shqiptar, por në rast se do të mbërrijnë, atëherë drejtuesit e Lacios nuk do të ndërhyjnë. Klubi do të ishte i kënaqur nëse do të kursente pagën e tij prej 2 milionë eurosh neto në sezon. Deri më tani interesim ka pasur nga klube që luajnë në Arabinë Saudite dhe në Katar, por ende nuk është paraqitur një ofertë zyrtare.

28
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 10 Korrik, 2024 12:36
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
28
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?