Është shkarkuar drejtori i Klinikës Kardiokirurgjike

Flaka
Botuar nga Flaka 27 Maj, 2024 14:06

Është shkarkuar drejtori i Klinikës Kardiokirurgjike

Ministri i Shëndetësisë, Ilir Demiri, sot kumtoi se është shkarkuar drejtori mjekësor i Klinikës së Kardiokirurgjisë, Marjan Shokarovski. Është shkarkuar edhe drejtuesja e Programit për parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare, Aleksandra Eftimova.

Në konferencë për shtyp, Demiri tha se pas informacioneve për vdekshmëri më të lartë në këtë Klinikë është formuar një komision dhe në raportin që ka marrë të premten nuk ka pasur lëshime të mëdha, por sot ka marrë informacion se 170 pacientë nuk janë futur rregullisht në “TerminiIm”.

“Tek unë kanë mbërritur gjetje se është rritur shkalla e vdekshmërisë në Klinikë. Kam formuar një komision dhe raportin e kam marrë të premten dhe nuk ka pasur lëshime të mëdha. Por sot kam marrë një tjetër informacion, se për 170 pacientë nuk janë dorëzuar informacione në “TerminiIm” për letrat e lëshimit dhe vdekjet, ndaj mendoj se shifra e vdekshmërisë mund të ndryshojë”, tha Demiri.

Shokarovski, siç theksoi ministri, është shkarkuar edhe për shkak të prishjes së marrëdhënieve ndërpersonale në Klinikë.

“Në një institucion kaq të lartë, çrregullime të tilla të marrëdhënieve ndërpersonale janë të papranueshme. Duke qenë se jam ministër në largim, doja ta shtyja këtë dhe procedura të zbatohej nga ministri i ardhshëm ose unë vetë nëse vazhdoj të shërbej. Aty duhet të emërohet drejtor dikush nga jashtë”, tha Demiri.

Shokarovski u emërua drejtor i ri pasi ministri i mëparshëm Fatmir Mexhiti e shkarkoi drejtorin shumëvjeçar të Kardiokirurgjisë, Sashko Jovev.

Lidhur me shkarkimin e drejtueses së programit për parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare, Demiri tha se ka kërkuar informacion nga Komisioni për ekspertët e huaj që janë punësuar përmes këtij programi, por që nuk ka marrë një informacion të tillë. Siç kumtoii, për një ekspert të tillë janë ndarë 700 euro mëditje.

“Me programin për parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare, ekspertët e tillë kanë mëditje prej 700 euro. Kërkova një raport nga Aleksandra Eftimova, e cila drejton programin. Ajo është shkarkuar për shkak se nuk kanë dhënë informacione se cilët janë ata ekspertë që po vijnë, kinse nga Dedinja e Republikës së Serbisë, theksoi Demiri.

118
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 27 Maj, 2024 14:06
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
118
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?