Është vënë në përdorim reparti i rikonstruktuar neuropsikiatrik në spitalin e Gostivarit

Flaka
Botuar nga Flaka 23 Maj, 2024 19:36

Është vënë në përdorim reparti i rikonstruktuar neuropsikiatrik në spitalin e Gostivarit

Pas gati një viti nga fillimi i punëve për rinovim dhe rikonstruim, sot ishte lëshuar në përdorim reparti i rikonstruktuar neuropsikiatrik në Spitalin e përgjithshëm “Ferid Murad” në Gostivar.

Njeriu u parë i këtij institucioni shëndetësor, Ylber Ademi theksoi se reparti ishte i vetmi që ishte pa rinovuar që nga ndërtimi i spitalit. Sipas tij, pacientët dhe personeli mjekësor do të kenë hapërisë më të këndshme për qëndrim dhe mjekim.

“Pas marrjes së funksionit të drejtorit, mora kërkesë nga personeli mjekësor i këtij reparti dhe pas mbikëqyrjes, vendosa që gjërat të ndryshohen. Dhomat e spitalit, toaletet dhe ordinancat nuk ishin në nivel të kënaqshëm. Vendosëm edhe në bordin drejtues me mjetet e para të grumbulluara të fillohet me rinovimin në tërësi”, deklaroi drejtori.

Në rikonstruktimin e repartit ishin investuar afër katër milionë denarë, para të ndara nga buxheti i spitalit.

Falënderim në emër të personelit tregoi edhe shefi i repartit, mjeku Gzim Ismaili, i cili theksoi se edhe krahas mungesës së personelit mjekësor, angazhohen që t’i ndihmojë pacientët.

“Çdo ditë kemi mesatarisht rreth pesëmbëdhjetë pacientë që mjekohen. Ne bëjmë përpjekje të madhe që të kujdesemi për ta dhe të mos i dërgojmë në Shkup, përveç kur bëhet fjalë për patologji më të rëndë, të cilën nuk mund ta trajtojmë. Ne punojmë me dy neurologë dhe tre psikiatër, ndërsa kjo nuk mjafton. Na duhen të paktën edhe kaq”, tha Ismaili.

Reparti neuropsikiatrik në spitalin e Gostivarit ka kapacitet prej 26 shtretërve spitalorë dhe i mbulon shërbimet e shëndetit sekondar në rajonet e komunave Gostivar, Vrapçishtë dhe Mavrovë – Rostushë.

116
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 23 Maj, 2024 19:36
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
116
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?