Filipçe ngre dyshime: VMRO-DPMNE mund të jetë financuar nga burime të huaja financiare

Flaka
Botuar nga Flaka 6 Shtator, 2025 14:35

Filipçe ngre dyshime: VMRO-DPMNE mund të jetë financuar nga burime të huaja financiare

Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, në një intervistë për Slloboden Peçat deklaroi se një nga arsyet pse qeveria heziton të deklasifikojë dokumentet që lidhen me rastin në Agjencinë e Sigurisë Nacionale (ASN) mund të jetë frika nga dalja në dritë e informacioneve për financa të dyshimta të lidhura me VMRO-DPMNE-në.

Kishte burime të dyshimta të kredisë hungareze, pavarësisht nëse ishin para kineze apo ruse, askush nuk e di. E shihni se çfarë është aleanca midis Rusisë dhe Kinës në nivel global. Ndoshta kjo është një nga temat që do të dalin nëse këto të dhëna deklasifikohen tani nga ASN. Nuk mendoj se qeveria do ta bëjë këtë, sepse mendoj se do ta shmangë atë temë,” tha Filipçe.

Ai përsëriti thirrjen për deklasifikim të dokumenteve, duke theksuar se kjo është mënyra e vetme për të sqaruar rastin:
Ligji përcakton qartë se vetë institucioni, pra ASN, është përgjegjës për deklasifikimin e dokumenteve nëse ka dyshime për krim ose abuzim. Ne kërkojmë që ato të deklasifikohen, për të parë se cilët persona u dërguan, cilat grupe dhe pse, nëse ka pasur shkelje dhe kush duhet të mbajë përgjegjësi.”

Filipçe ngriti edhe një pyetje specifike për rolin e kryeministrit:
A u dërgua ai drejtpërdrejt apo komunikoi me dikë që u dërgua për shkak të aktiviteteve të dyshimta? Dhe kjo është një pyetje e jashtëzakonshme. Apeloj që këto dokumente të deklasifikohen sa më shpejt dhe publiku të dijë se për çfarë bëhet fjalë.”

Nga ana tjetër, lidhur me përgjimet e mundshme të kryera nga ASN, Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit njoftoi se është duke vepruar në përputhje me ligjin.

Për shkak të interesit të shtuar publik në lidhje me abuzimin e mundshëm të pushtetit nga anëtarët e shërbimeve të sigurisë dhe përgjimin e paligjshëm të komunikimeve, PTHP NKOK informon publikun se po vepron në përputhje me kompetencat e saj ligjore dhe parimin e garantuar kushtetues të ligjshmërisë dhe barazisë para ligjit,” thuhet në reagimin e Prokurorisë.

260
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 6 Shtator, 2025 14:35
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
260
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?