Flaka kundër censurës në rrjet: Si u pezullua lajmi pas raportimeve të organizuara

Flaka
Botuar nga Flaka 12 Qershor, 2025 11:13

Flaka kundër censurës në rrjet: Si u pezullua lajmi pas raportimeve të organizuara

Editorial

Redaksia e Flaka Media, në përputhje të plotë me normat dhe standardet profesionale të gazetarisë, ka reaguar pas pezullimit të një lajmi të publikuar në rrjetin social Facebook, që raportonte mbi aktivitetin politik të Arben Fetait në komunën e Bërvenicës.

Ngjarja u zhvillua në kuadër të turit organizativ të Aleancës për Shqiptarët dhe kishte për qëllim konsolidimin e strukturave në rajonin e Pollogut. Lajmi përfshinte të dhëna faktike, fotografi zyrtare të publikuara nga vetë Fetai dhe deklarata publike, pa përmbajtje fyese, shpifëse apo të pavërteta.

Sipas redaksisë, raportimi i lajmit në platformën Facebook është bërë në mënyrë të organizuar, me dyshime të bazuara se pjesa që ka nxitur reagimin ishte përmendja e përfaqësuesve të partive të tjera të koalicionit VLEN – një detaj politikisht i ndjeshëm, por i vërtetuar dhe i konfirmuar nga burime të pavarura.

“Të gjitha informacionet janë të sakta, të dokumentuara dhe të verifikueshme. Nuk ka asnjë devijim nga etika profesionale”, thuhet në reagimin zyrtar të redaksisë Flaka.

Keqpërdorimi i funksionit “Report” në rrjetet sociale, kur përdoret me qëllim të pezullimit të përmbajtjeve gazetareske të ligjshme, përbën formë të re censure digjitale, dhe bie ndesh me parimet e lirisë së shprehjes dhe të informimit të lirë.

Redaksia e Flaka-s ka ndërmarrë procedurat e ankimimit dhe është në pritje të rishqyrtimit të vendimit nga platforma. Ndërkohë, ajo rithekson se do të vazhdojë të raportojë drejt, profesionalisht dhe paanshmërisht, duke respektuar parimin e së vërtetës, verifikimit të informacionit dhe përgjegjësisë publike.

Ky rast ngre shqetësim legjitim për sigurinë e lirisë së mediave në hapësirat digjitale, ku aktorë të caktuar mund të përdorin mekanizma teknologjikë për të heshtur zërat mediatikë që raportojnë realitete politike jo të përshtatshme për interesa të ngushta.

Një media e përgjegjshme, si në këtë rast, që reagon me transparencë, i qëndron faktit, dhe denoncon tentativat për censurë, është në përputhje të plotë me nenet e Kodit të Etikës së Gazetarëve, që kërkon nga profesionistët të mbrojnë të drejtën e publikut për t’u informuar.

Rasti i pezullimit të lajmit nga Flaka është një sinjal alarmi për rrezikun e cenzurës së algoritmëve dhe presionit politik në rrjetet sociale, që duhet trajtuar me serioz nga komuniteti gazetaresk dhe shoqëria civile. Flaka Media

67
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 12 Qershor, 2025 11:13
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
67
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?