“Franca e fortë fizikisht”, De la Fuente: Ja ku vendoset kjo sfidë. Rodri: Pa frikë, kemi armët tona

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 9 Korrik, 2024 13:23

“Franca e fortë fizikisht”, De la Fuente: Ja ku vendoset kjo sfidë. Rodri: Pa frikë, kemi armët tona

Spanja synon t’i shkojë deri në fund këtij Evropiani, me Luis de la Fuente që beson shumë tek ekipi i tij, i vetëdijshëm se ka në dispozicion të gjithë elementët për të fituar këtë Evropian, por në të njëjtën kohë është i qartë se përballë ka një përfaqësuese të madhe si Franca, një ekip me shumë traditë:

“Për mua, skuadra ime është më e mira, por përballë do të kemi një skuadër të madhe, me shumë nivel. Franca është një ekip me një potencial të shkëlqyer. Po përpiqemi të rikuperojmë, por kemi pak ditë në dispozicion, gjithsesi, ky është një problem për të gjithë. Franca është një skuadër që fizikisht janë më të fortë se të gjithë, ne i njohim shumë mirë lojtarët e tyre dhe e dimë se si duhet të përballemi.

A është Nico Williams në këtë momente më mirë se sa Mbappe? Janë të dy lojtarë të mëdhenj. Mbappe është një lojtar i shkëlqyer, por futbollistët e mi janë më të mirë”, theksoi De la Fuente duke bërë në fund edhe një parashikimin, sa janë shanset për të shkuar në finale?

Nuk e di. Di të them që ne jemi një skuadër e përgatitur për të dominuar dhe kontrolluar ndeshjen, por duhet të jemi shumë të kujdesshëm kur të humbasim topin, mund të jetë çelësi i ndeshjes”, u shpreh trajneri i Spanjës.

Në krah të De la Fuente ishte Rodri, i cili ashtu si dhe trajner, vlerësoi ekipin e Francës: “Janë të fortë, janë një skuadër fizike. Duhet të jemi të kujdesshëm pasi e dimë se çfarë janë të aftë të bëjnë. Ata janë një skuadër që në vitet e fundit kanë shkuar më shumë në finale, do të jetë e vështirë, por ne kemi armët tona. Nuk kemi frikë, kemi treguar se jemi një skuadër shumë solide”, theksoi ndër të tjera Rodri.

68
SONDAZHI

Sa mendoni se Qeveria aktuale në Shkup po punon për integrimin e vendit në Bashkimin Evropian?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 9 Korrik, 2024 13:23
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
68
SONDAZHI

Sa mendoni se Qeveria aktuale në Shkup po punon për integrimin e vendit në Bashkimin Evropian?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?