Gakpo ka shënuar 7 gola nga mes Botërorit të kaluar dhe Europianit të këtij viti

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 9 Korrik, 2024 14:58

Gakpo ka shënuar 7 gola nga mes Botërorit të kaluar dhe Europianit të këtij viti

Kodi Gakpo ka shënuar 7 gola nga mes Botërorit të kaluar dhe Europianit të këtij viti, në rast se UEFA do t’ia quante golin atij dhe jo autogolin e Myldur.

Ky gol fantazmë nuk ia heq meritat futbollistit që lojtarit të Liverpulit, që në “Anfield” e dashurojnë dhe e kritikojnë.

Arsyeja? Pozicioni që ka në fushën e lojës që e limiton shpesh atë për të qenë i rrezikshëm ndaj kundërshtarit. Liverpuli shpenzoi 40 milionë euro për të blerë kartonin e tij. Duken shumë, por në fakt vetëm Mbape ka bërë më mirë sesa ai në turnetë e mëdha. Në realitet, Gakpo në Gjermani është duke bërë më mirë sesa francezi.

Ky i fundit ka shënuar vetëm një gol në këtë Europian dhe për më tepër me penallti. Holandezi e ndan ende rolin e golashënuesit më të mirë me lojtarë si Musiala, Mikautaze dhe Shranz.

Nuk përjashtohet si mundësi që të jetë i vetëm në krye kur të mbarojë Europiani. Një pozicion që mund ta ndihmojë për të marrë vendin që i takon në renditjen e yjeve botërorë për të ardhmen. Dhe trajneri Arne Slot që do të zëvendësojë Klopin, sigurisht që e njeh më mirë. Gjermani e përdorte si sulmues nga qendra, pasi në krah i jepte fanellën e titullarit Luiz Diazit dhe Diogo Zhotës. Gakpo e ka thënë shpesh që roli i tij i preferuar është sulmues i majtë, ku gjithmonë futet me topin nga brenda dhe provon portën kundërshtare. Kjo lëvizje ka rezultuar fatale, por në fakt problemi i madh i Gakposë është që të majtën e ka shumë problematike dhe thuajse nuk e përdor fare në lojë.

Është diçka që i ndodh edhe yjeve të tjerë si Vinicius dhe Mbape. Shumë të ngjashëm në lojë dhe në lëvizje. Vetë lojtari i Holandës ka folur për këtë çështje duke thënë se i pëlqen që edhe të shkojë në fundore të krosojë, por ndihet më i sigurt me veprimet me të djathtën. Pak rëndësi ka, Holanda është duke e shijuar dhe po i merr më të mirën.

68
SONDAZHI

Sa mendoni se Qeveria aktuale në Shkup po punon për integrimin e vendit në Bashkimin Evropian?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 9 Korrik, 2024 14:58
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
68
SONDAZHI

Sa mendoni se Qeveria aktuale në Shkup po punon për integrimin e vendit në Bashkimin Evropian?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?