“Gjëra që ndodhin vetëm në ëndrra” – fermeri që gjeti një grumbull monedhash ari zbulon detaje nga gjetja e tij

Flaka
Botuar nga Flaka 11 Maj, 2024 22:42

“Gjëra që ndodhin vetëm në ëndrra” – fermeri që gjeti një grumbull monedhash ari zbulon detaje nga gjetja e tij

Burri që gjeti një arkë me më shumë se 700 monedha të rralla ari dhe argjendi nga epoka e Luftës Civile në një fushë misri në Kentucky, SHBA, së fundmi ka ndarë historinë e tij për herë të parë në “Kentucky Life”.

“Fillimisht e gjeta gjysmë dollarin Seated Liberty të vitit 1856. Nuk do ta kisha besuar kurrë atë që do të ndodhte më pas. Gjëra që ndodhin vetëm në ëndrra. Kur vazhdova të ecja e pashë shkëlqimin e arit”, tha fermeri.

“Kur e nxora monedhën nga toka, u habita kur kuptova se po mbaja në dorë një 20 dollarësh të viteve 1860. E dija se aty ishin qindra”, shtoi ai, pa e bërë të ditur identitetin e tij dhe as vendndodhjen e saktë të gjetjes.

Prezantuesi dhe producenti i emisionit, Chip Polston, tha se ishte e rëndësishme që emisioni ta respektonte vendimin e burrit për mos ta zbuluar identitetin, shkruan yahoonews, përcjell Telegrafi.

“Unë e kuptoj plotësisht pse ai dëshiron të mbetet anonim. Ai nuk dëshiron që të zgjohet një të shtune në mëngjes dhe të shoh 70 njerëz me lopata dhe detektorë metali. Çfarë do të ndodhte me fermën e tij atëherë?”, tha Polston.

Jeff Garret, ekspert i monedhave të rralla me bazë në Lexington, ka punuar me burrin që gjeti thesarin për ta vendosur atë për shitje në GovMint.

Bëhet e ditur se kutia përfshinte monedha floriri 1, 10 dhe 20 dollarësh.

“Është një histori e jashtëzakonshme”, tha Polston.

Gjithashtu, moderatori zbuloi se fermeri ka filmuar veten ndërsa zbulonte gjithnjë e më shumë monedha.

Ndryshe, monedhat përkojnë me kohën kur sulmuesit e udhëhequr nga gjenerali John Hunt Morgan ishin aktiv në Kentucky, Ohio dhe Indiana.

Një teori tha Polston, është se një pronar tokash i ka varrosur ato për t’i mbajtur të sigurta. /Telegrafi/

105
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 11 Maj, 2024 22:42
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
105
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?