Granada nis sezonin, Uzuni dhe djali i Zidanit nuk shfaqen

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 9 Korrik, 2024 16:10

Granada nis sezonin, Uzuni dhe djali i Zidanit nuk shfaqen

Një kategori më poshtë, Granada nuk ia doli të mbijetonte dhe luajti vetëm një sezon në La Liga.

Tashmë, skuadra spanjolle po bëhet gati për sezonin e ri dhe dje lojtarët kanë zbarkuar në ambientet e klubit për të kryer ekzaminimet mjekësore përkatëse, të cilat bëhen një herë në vit. Nga të gjithë futbollistët, sipas asaj që raportojnë mediat spanjolle, nuk u vu re prezenca e Myrto Uzunit dhe Luka Zidane, ky i fundit djali i legjendës Zinedin Zidane që luan si portier te Granada. Gjithsesi, për t’u rikthyer te lojtari i Kombëtares, Uzuni është ende me pushime dhe mosparaqitja në klubin me të cilin ka edhe dy vite kontratë, është edhe një sinjal që sulmuesi mund të largohet në një skuadër tjetër, pse jo në elitën spanjolle. Diçka të tillë, mund ta realizojë pagimi i klauzolës, e cila sipas kushteve të kontratës është 12 milionë euro.

Pra, kushdo që kërkon Uzunin duhet të paguajë këtë shifër për ta bërë lojtarin pjesë të skuadrës. Myrto shkëlqeu në Ligën e Dytë me Granadën, duke u shpallur edhe golashënuesi më i mirë në kampionat me 23 gola, një precedent i mirë ky, por jo vetëm pasi sezonin që lamë pas, beratasi regjistroi 11 gola në 34 ndeshje, edhe pse në ndeshjet e fundit, u pengua nga një dëmtim kronik në tendinë.

Një tjetër “goditje” ishte edhe lënia jashtë nga trajneri Silvinjo për Europianin e Gjermanisë, megjithatë, tashmë gati 100 për qind, Uzuni është gati për sezonin e ri, qoftë ai te Granada apo te një ekip i ri. Interesimet nga disa klube në La Liga ka pasur, por edhe nga Arabia Saudite nuk mungojnë ofertat. Sakaq, të gjithë presin se ku do të luajë sezonin e ri Myrto Uzuni.

23
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 9 Korrik, 2024 16:10
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
23
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?