Haradinaj pyet Kurtin “Se nga cila anë e urës është”?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 16 Gusht, 2024 19:34 Përditësuar

Haradinaj pyet Kurtin “Se nga cila anë e urës është”?

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, i është kundërpërgjigjur publikisht kryeministrit Albin Kurti në lidhje me debatet rreth hapjes së urës mbi Lumin Ibër.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka adresuar pyetjen publike të Kurtit se “nga cila anë e urës” është ai.

Haradinaj theksoi se nuk është hera e parë që kanë tentuar ta pozicionojnë “këndej ose andej ure”.

Ai kujtoi se ka pasur përpjekje për të ndarë Pejën dhe Mitrovicën me lum, dhe madje edhe tërë Kosovën, në emër të njëfarë shkëmbimi territorial.

“Por, as atëherë e as sot, s’kanë gjetur te unë aleat të ndarjes, e nuk do të gjejnë kurrë,” deklaroi Haradinaj, duke nënvizuar qëndrimin e tij të për ruajtjen e integritetit territorial të Kosovës.

Duke iu referuar pyetjes së Kurtit, Haradinaj shtoi: “Albin Kurti, përmes sejmenëve të tij, ma paska bërë një pyetje publike se “nga cila anë e urës” jam unë! Po pse u dashka që unë të jem në njërën anë të urës! Unë jam ku kam qenë gjithmonë, në çdo milimetër të territorit të Kosovës dhe se tek Ura e Ibrit nuk ka dy anë. Po ju që po pyesni nga cila anë, a po sugjeroni që atë pjesë ta ndani në dysh, apo si e keni hallin?! Ose në cilën anë jeni ju, që ta marrim vesh njëherë e mirë!”

Deklarata e Haradinajt vjen në një kohë kur diskutimet për urën mbi Lumin Ibër janë bërë çështje e nxehtë politike, duke theksuar ndarjet e thella në qëndrimet politike brenda Kosovës.

112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 16 Gusht, 2024 19:34 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?