Hovenier thotë se SHBA-së i ka rënë entuziazmi ta mbështesë Kosovën për anëtarësim në organizata ndërkombëtare

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 13 Gusht, 2024 19:50

Hovenier thotë se SHBA-së i ka rënë entuziazmi ta mbështesë Kosovën për anëtarësim në organizata ndërkombëtare

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka thënë se në SHBA s’ka parë entuziazëm për lobim për anëtarësim të Kosovës në organizata ndërkombëtare.

Hovenier kujtoi se si Kosova dështoi të anëtarësohej në Këshillin e Evropës për shkak të mos-plotësimit të kushteve për dërgimin e draft-statutit për Asociacionin.

“Nuk kam parë shumë entuziazëm në mbështetje të përpjekjeve të Qeverisë tani për anëtarësime të reja në organizatat ndërkombëtare. Kemi bërë përpjekje të vërteta për Këshillin e Evropës, por Kosova pastaj nuk tregoi vullnet për të ndërmarrë hapin që partnerët e saj evropianë dhe ne ia kërkuam, që të dërgonte draft-statutin për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Gjykatën Kushtetuese për shqyrtimin e kushtetutshmërisë së tij”, deklaroi ai.

“Më duhet të them, e ka zbehur entuziazmin e Qeverisë amerikane për t’i vazhduar këto përpjekje, përderisa Kosova nuk do ta ndërmarrë madje as këtë, sipas këndvështrimit tonë, hap mjaft të vogël dhe të hershëm në këtë proces”, shtoi ambasadori amerikan.

Hovenier tha se ekziston një rrezik real i lidhur me hapjen e urës në Mitrovicë në këtë kohë, që mund të ndikojë në sigurinë e ushtarëve të NATO-s, përfshirë ata amerikanë.

“Ne besojmë se ky rrezik rrit kërcënimin, mundësinë e dhunës dhe problemet e tjera, si për komunitetin lokal, ashtu edhe për ushtarët e NATO-s, përfshirë ushtarët amerikanë që po punojnë për të siguruar paqen dhe sigurinë në Kosovë. Ne e marrim shumë seriozisht çdo veprim që mund të ndikojë në sigurinë dhe mbrojtjen e ushtarëve amerikanë që punojnë për të mbështetur Kosovën”, tha ambasadori amerikan në një intervistë për REL-in.

“Shpresa jonë është që Qeveria do ta dëgjojë këtë dhe do t’i marrë parasysh këto shqetësime”, shtoi ai.

112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 13 Gusht, 2024 19:50
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?