I burgosuri palestinez: Personat që më morën në pyetje tentuan të më mbytnin në ujë tualeti

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 20 Gusht, 2024 21:25

I burgosuri palestinez: Personat që më morën në pyetje tentuan të më mbytnin në ujë tualeti

“Për njëqind ditë na rrahën edhe për ndonjë lëvizje të vogël dhe na vunë prangat, na lidhën sytë gjatë gjithë kohës”, tha i burgosuri i identifikuar vetëm me inicialet G.V.

Ramallah

Një i burgosur palestinez i cili u torturua në burgun Ofer në Bregun Perëndimor të pushtuar tha se personat që e morën në pyetje u përpoqën ta mbytnin me ujë tualeti, transmeton Anadolu.

Bordi i të Burgosurve Palestinezë dhe Shoqata e të Burgosurve Palestinez, të dyja të lidhura me Organizatën për Çlirimin e Palestinës (PLO), publikuan një raport të përbashkët mbi torturën ndaj një të burgosuri palestinez të identifikuar vetëm me inicialet e tij, G.V., në burgun Ofer në Ramallah.

Sipas raportit, i burgosuri palestinez G.V. tha: “Gjatë marrjes në pyetje, hetuesit tentuan të më mbytnin me ujë tualeti. Edhe sot e kësaj dite, ne jemi subjekt i torturave, poshtërimeve dhe rrahjeve”.

I burgosuri shtoi se ai u ndalua nga ushtarët izraelitë në lagjen Hamad të qytezës Khan Younis në pjesën jugore të Rripit të Gazës më 2 mars. Atij iu hoqën rrobat, duart i ishin lidhur pas shpine, i kishin lidhur sytë dhe e futën në një kamion dhe e rrahën.

“Për njëqind ditë na rrahën edhe për ndonjë lëvizje të vogël dhe na vunë prangat, na lidhën sytë gjatë gjithë kohës”, shtoi i burgosuri.

I burgosuri që ka rrëfyer të gjitha këto incidente ende mbahet në burgun e Oferit, ku të burgosurit u nënshtrohen torturave, poshtërimeve, ngacmimeve dhe rrahjeve.

“Operacion pa anestezi, amputim i gjymtyrëve të të burgosurve si rezultat i lidhjeve të vazhdueshme, përdhunime dhe sulme seksuale në nivele të ndryshme, uri dhe krime të tjera sistematike vazhdojnë të kryhen”, shtoi ai.

Raporti theksoi se Izraeli ka mbajtur robër mijëra palestinezë nga Rripi i Gazës dhe fati i tyre ende nuk dihet.

Izraeli, duke shpërfillur një rezolutë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së që kërkon armëpushim të menjëhershëm, ka vazhduar ofensivën e tij brutale të vazhdueshme në Gaza që nga sulmi i 7 tetorit të vitit të kaluar nga grupi i rezistencës palestineze, Hamas.

Sulmet izraelite që atëherë kanë vrarë më shumë se 40.170 njerëz, kryesisht gra dhe fëmijë, dhe kanë plagosur mbi 92.800, sipas autoriteteve lokale shëndetësore.

Më shumë se 10 muaj pas fillimit të sulmeve izraelite, pjesë të mëdha të Gazës qëndrojnë në gërmadha, krahas një bllokade gjymtuese të ushqimit, ujit të pastër dhe ilaçeve.

Izraeli akuzohet për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, e cila e ka urdhëruar atë të ndalojë menjëherë operacionin e tij ushtarak në qytetin jugor Rafah, ku më shumë se 1 milion palestinezë kishin kërkuar strehim nga lufta përpara se të pushtohej më 6 maj.

105
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 20 Gusht, 2024 21:25
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
105
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?