Imrane Veliu Aliu zgjidhet kryetare e Forumit të Gruas të BDI-së në Çair

Linda Limani
Botuar nga Linda Limani 13 Shtator, 2026 22:13

Imrane Veliu Aliu zgjidhet kryetare e Forumit të Gruas të BDI-së në Çair

Dega e Bashkimit Demokratik për Integrim në Çair ka njoftuar se Imrane Veliu Aliu është zgjedhur kryetare e Forumit të Gruas të kësaj dege.

Në njoftimin e Degës së BDI-së në Çair theksohet se Veliu Aliu sjell në këtë detyrë një përvojë të gjatë profesionale dhe publike, të ndërtuar në media, institucione shtetërore dhe në jetën publike.

“Me një përvojë shumëvjeçare profesionale dhe publike, të ndërtuar në media, institucione shtetërore dhe në jetën publike, Imrane Veliu Aliu sjell në këtë detyrë një kombinim të veçantë të përvojës institucionale, komunikimit publik, angazhimit shoqëror dhe formimit akademik”, thuhet në njoftim.

Sipas Degës së Çairit, Imrane Veliu Aliu është magjistre e Shëndetit Publik, ndërsa është e diplomuar në fushën e arsimit pranë Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup.

Në njoftim gjithashtu theksohet se ajo është e martuar dhe nënë e dy fëmijëve.

“Ajo e njeh nga afër përgjegjësinë dhe përkushtimin që kërkojnë familja, profesioni dhe angazhimi në shoqëri”, thuhet më tej.

Dega e Çairit thekson se Veliu Aliu ka ndërtuar një karrierë të gjatë profesionale në media, përfshirë televizionin shtetëror dhe televizione lokale, ku ka fituar përvojë në komunikim, informim dhe çështje me interes publik.

Më pas, sipas njoftimit, përvoja e saj profesionale është zgjeruar edhe në institucionet shtetërore, përfshirë angazhimin shumëvjeçar në Ministrinë e Shëndetësisë, si dhe drejtimin e sektorit të sterilizimit në nivel republikan.

“Me këtë përvojë, energji dhe përkushtim, ajo merr përgjegjësinë për të udhëhequr Forumin e Gruas të Degës së Çairit, me synimin për ta forcuar rolin, zërin dhe pjesëmarrjen e grave në jetën publike dhe shoqërore”, deklaron Dega e BDI-së në Çair.

Në fund të njoftimit, Dega e Çairit i ka uruar suksese Veliu Aliut në detyrën e re dhe ka shprehur bindjen se përvoja e saj do të jetë vlerë e shtuar për punën e Forumit të Gruas.

“Dega e Çairit i uron suksese në këtë përgjegjësi të re dhe beson se përvoja e saj dhe përkushtimi ndaj qytetarëve do të jenë vlerë e shtuar për punën e Forumit të Gruas. Suksese, Kryetare!”, thuhet në njoftim. Gazeta Flaka

128

A besoni në pafajësinë e krerëve të UÇK-së dhe a besoni se ata do të shpallen të pafajshëm?

Linda Limani
Botuar nga Linda Limani 13 Shtator, 2026 22:13
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
128

A besoni në pafajësinë e krerëve të UÇK-së dhe a besoni se ata do të shpallen të pafajshëm?

  • DritonZenku
    Shkollat po mbyllen, fshatrat po zbrazen: alarmi demografik në Maqedoninë e Veriut