Ja si pritet të rreshtohen “tre luanët” kundër Sllovenisë

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 25 Qershor, 2024 13:27

Ja si pritet të rreshtohen “tre luanët” kundër Sllovenisë

Dy ndeshje, katër pikë në xhep dhe kualifikimi 99% i kryer, por në Angli nuk ka qetësi.

Kjo pasi skuadra dhe trajneri Garet Sauthgejt janë vënë në qendër të kritikave pas dy paraqitjesh aspak bindëse, qoftë ndaj Serbisë (1-0), qoftë ndaj Danimarkës (1-1). Ndaj kundër Sllovenisë sonte në mbrëmje pritet një reagim dhe ky ka ardhur që pa nisur takimi. Siç bëjnë me dije mediat britanike, trajneri Garet Sauthgejt ka vendosur të sakrifikojë mbrojtësin Trent Aleksandër-Arnold.

Titullar në mesfushë në dy takimet e para në grup, ai duket se do ta nisë nga stoli ndaj Sllovenisë, teksa në vend të tij pritet që Sauthgejt të vendosë titullar Gallager.

Sauthgejt dhe ndihmësi i tij Stiv Holland besohet se kanë punuar me Aleksandër-Arnold për disa muaj për ta përgatitur atë për rolin e tij “të panjohur”, por paraqitjet e tij së bashku me Deklan Rajs nuk kanë qenë fort bindëse dhe kanë ndarë opinionin mes mbështetësve dhe ekspertëve. Anglia kujtojmë se kryeson grupin C me katër pikë dhe do të synojë të përfundojë në krye në Këln përballë sllovenëve.

Konor Gallager nga ana e tij ishte zëvendësuesi i mbrojtësit të Liverpulit në të dy takimet e para në grup. Dhe paraqitja e tij duket se ka krijuar më shumë besim te trajneri Sauthgejt, që ka vendosur t’iu besojë atij një vend si titullar. Përfshirja e Gallager ka të ngjarë të jetë ndryshimi i vetëm në skuadrën e Anglisë, pavarësisht se Kieran Tripie, i cili ka luajtur në krahun e majtë të mbrojtjes në Gjermani, ka pasur një dëmtim të vogël.

Megjithatë, prania e tij në fushë kundër Sllovenisë nuk vihet më mëdyshje. Sa për pjesën tjetër të ekipit të gjithë duket se janë të konfirmuar, duke nisur që nga portieri Pikford e deri te kapiteni Herri Kejn.

16
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 25 Qershor, 2024 13:27
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
16
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?