Janevska: Përveç për gjuhët e huaja, libra tjerë do të jenë nëpër shkolla nga 1 shtatori

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 21 Gusht, 2024 21:15

Janevska: Përveç për gjuhët e huaja, libra tjerë do të jenë nëpër shkolla nga 1 shtatori

Në fillim të vitit shkollor në shkolla do të ketë tekste për të gjitha lëndët mësimore, përveç teksteve për gjuhë të huaja, ritheksoi ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska. Lidhur me kontrollin në arsimin e lartë, për të cilin me vendim të Qeverisë do të krijohet organ i veçantë. Janevska informoi se është duke u formuar dhe se tashmë nga Inspektorati i Arsimit është kërkuar që të inspektojë punën e disa universiteteve.

“Të gjitha tekstet që premtoi kjo qeveri do të mbërrijnë këtë vit në fillim të vitit shkollor. Tashmë kemi bërë të ditur se shpërndarja ka filluar, tekstet i kemi në shtyp, por sipas marrëveshjes, edhe ato duhet të jenë në shkolla deri më 1 shtator. Shpresoj sinqerisht se kjo do të respektohet nga distributorët. E përsëris se nuk do të ketë tekste në gjuhë të huaj, jo për fajin e kësaj qeverie, por për fajin e qeverisë së mëparshme, sepse tenderi është anuluar dhe është ende në ankim dhe asgjë që do të ishte në përputhje me ligjin nuk mund të ndërmerret përtej kësaj. Le të presim që ajo procedurë të përfundojë. Shpresoj se çdo gjë tjetër do të jetë mirë.”. u shpreh ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska.

Janevska gjithashtu informoi se do të ketë libra të historisë dhe shoqërisë për klasën e pestë dhe të gjashtë, dhe histori dhe gjeografi për klasën e shtatë. Ministria e Arsimit dhe Shkencës bëri me dije se është në proces dorëzimi i teksteve dhe materialeve mësimore të miratuara dhe të shtypura që do të përdoren në shkollat fillore dhe të mesme në vitin akademik 2024-2025. Sipas dinamikës së përcaktuar, dorëzimi duhet të kryhet para ditës së parë të shkollës – 2 shtator, por për realizimin e planit është i nevojshëm bashkëpunimi dhe shpejtësia e të gjithë drejtorëve të shkollave.

13
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 21 Gusht, 2024 21:15
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
13
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?