Juventusi e nxjerr një pikë ndaj Bolognas, ishte duke humbur me tre gola

Flaka
Botuar nga Flaka 20 Maj, 2024 22:54

Juventusi e nxjerr një pikë ndaj Bolognas, ishte duke humbur me tre gola

Bologna e ka lëshuar fitoren nga duartë përballë Juventusit, pasi ishte duke fituar 3:0 dhe për në 15-të minutat e fundit të ndeshjes, mysafirët barazuan gjithcka.

Një ndeshje fantastike u zhvillua mes dy skuadrave e cila u mbyll 3:3, në kuadër të xhiros së parafundit në Serie A.

Vendësirë lëshuar një mundësi të artë që me fitore të sigurojnë një vend për garat e Ligës së Kampionëve.

Që në minutën e dytë, Calafiori kaloi vendësit në avantazh.

Zhvillohej minuta e 11-të kur sërish Bologna shënon, këtë herë me autor Castron për 2:0.

Ekipi italian e nisi fuqishëm edhe pjesën e dytë. Në minutën e 53-të, sërish në skenë Calafiori, i cili realizoi golin e dytë personal dhe të tretin për skuadrën e tij.

Kur të gjithë menduan se Bologna do të marr tre pikë, kështu nuk menduan djelmoshat juventinë, që në 15-të minutat e fundit të takimit shënuan tri herë radhazi.

Serinë e golave për zonjën e vjetër e hapi Chiesa.

Brenda dy minutave, Juventusi barazoi gjithcka. Zhvillohej minuta e 83-të kur Milik realizoi gol të bukur për 3:2.

Baraspeshën në takim e vuri sërish Chiesa, që këtë herë shënoi për 3:3 dhe rezultatin final.

Me këtë barazim, të dy skuadrat kanë nga 68 pikë në pozitat tre e katër dhe java e fundit do të vendos për fatin e tyre për një vend në Champions, pasi aty në lojë është edhe Atalanta, që ka një pikë më pak e një ndeshje më pak./Gazeta Express/

17
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 20 Maj, 2024 22:54
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
17
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?