Juventusi ka nisur manovrat e para të merkatos dhe në qendër të vëmendjes është talenti 19-vjeçar turk, Kenan Jildiz. Këtë sezon, në debutimin e tij me bardhezinjtë, turku ka realizuar 4 gola në 31 ndeshje. Kontrata aktuale e Jildiz-it skadon në vitin 2027, por Juventusi kërkon t’ia shtyjë atë edhe me një vit (2028).
Ndaj, palët kanë nisur nga bisedimet për të hedhur firmën në kontratën e re. Për ta bindur, “bardhezinjtë” do t’i japin fanellën me numrin 10 (mban nr.15), pasi e konsiderojnë si një lider në të ardhmen.
Jildiz edhe pse shumë ndeshje i ka nisur nga stoli, ka treguar talentin e tij në Serie A. Sipas “Tuttosport”, lojtari është gati të ndërmarrë hapin e madh, por kërkon edhe më shumë garanci. Natyrisht që këtë gjë mund t’ia japë vetëm trajneri i ri, por duket se gjithçka është e sistemuar.
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Flaka
22 Maj, 2024 19:30 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.