“Ka një koalicion mes PDK-së dhe LVV-së”

Flaka
Botuar nga Flaka 27 Maj, 2024 19:37

“Ka një koalicion mes PDK-së dhe LVV-së”

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi ka thënë se dorëheqja e kryeministrit Albin Kurti është e vetmja zgjidhje për të shkuar në zgjedhje.

Gjithashtu, ai para mediave tha se është normale që partitë opozitare s’kanë të njëjtën qasje, transmeton Telegrafi.

Sipas tij, ka një koalicion ose një përafrim mes PDK-së dhe LVV-së që është në objektiven e tyre.

“Pse duhet të jenë partitë opozitare të pajtuara kur partitë opozitare kanë programe të ndryshme, lidership të ndryshëm, qasje të ndryshme edhe me pushtetin edhe mes veti. Është normale që partitë opozitare s’kanë të njëjtën qasje. Ka një koalicion ose një përafrim mes PDK-së dhe LVV-së që është në objektiven e tyre, në qëllimin e tyre të punës dhe normalisht ne si LDK kemi këndvështrimin tonë dhe këndvështrimi jonë është që të merret përgjegjësia politike për dështimet katërvjeçare në Kosovë”, theksoi Gashi.

Tutje, ai shtoi se “përgjegjësia politike për dështimin katërvjeçar të Kosovës ka vetëm një emër, dhe ai emër është Albin Kurti”.

105
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 27 Maj, 2024 19:37
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
105
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?