Kadri Veseli flet në Hagë: Gjykimi të bëhet në kohë të arsyeshme, të mos cenohet besimi i popullit të Kosovës

Flaka
Botuar nga Flaka 27 Maj, 2024 19:38

Kadri Veseli flet në Hagë: Gjykimi të bëhet në kohë të arsyeshme, të mos cenohet besimi i popullit të Kosovës

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, pas shumë kohësh është shfaqur dhe ka folur në seancën e sotme në Dhomat e Specializuara të Hagës.

Ai ka kërkuar që procesi të jetë i drejtë, dhe të kryhet në kohë të arsyeshme e poashtu të jetë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

“Do të jem i shkurtër dhe i drejtpërdrejtë me juve për faktin se është në interesin publik kjo që do ta them. Janë dy çështje. Çështja e parë ka të bëj me kohëzgjatjen e këtij procesi. Që nga dita e parë kur jemi futur në këtë sallë, Prokuroria ka kërkuar në mënyrë transparente 545 orë. Prej ditës së parë, faktikisht, secili e kemi ditur se 545 orë me procesin që do ta zhvillojmë në këtë sallë, do të kalonin 3 vjet ose 4 vjet, edhe nëse fare asnjë pyetje nuk do të bënte as mbrojtja e as ju si trup gjykues”, tha Kadri Veseli.

“Nuk dua të paragjykoj askënd, por ajo që dua të them është se besoj është në interes të publikut, jo vetëm tonin si të akuzuar, që dikush duhet të merr përgjegjësinë e vendimmarrjes, që ky proces para popullit të Kosovës të jetë jo vetëm fer, jo vetëm transparent, jo vetëm të respektojë procedurat e Kushtetutën e ligjet e Republikës së Kosovës, por edhe të ruajë dhe garantojë një gjykim të drejtë dhe në kohë të arsyeshme”, tha Veseli më tutje.

Ai kërkoi të mos cenohet besimi i qytetarëve të Kosovës në drejtësinë ndërkombëtare.

“Unë si njëri nga të akuzuarit, i nderuar trup gjyqësor, frikësohem se nëse nuk respektohen këto parime, nuk ka të bëjë me fatin tonë individual, por me një mesazh që do ta dërgojmë te populli i Kosovës i cili e ka krijuar me vetëdije të plotë, por edhe me besim këtë gjykatë, tek ju si partner tanë ndërkombëtarë, dhe nuk duhet në asnjë mënyrë të cenohet besimi që ka shtetin ligjor dhe drejtësinë ndërkombëtare”, tha Veseli.

Veseli pati edhe një koment për avokatin Ben Emmerson.

“Është edhe një çështje tjetër që ka të bëjë me mua si të akuzuar dhe me avokatin tim. I nderuar trupi gjykues, po e shoh një komunikim që nuk është normal e as profesional. Nuk po paragjykoj, por si i akuzuar kam drejt të jap mesazh. Nuk do të doja që në gjera që janë jashtë realitetit tim të ndikohet e paragjykohet, sepse ka një mos përmbajtje në adresimet e avokatit tim”, deklaroi Kadri Veseli.

105
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 27 Maj, 2024 19:38
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
105
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?