“Prej shumë vitesh në kompleksin Nënë Tereza mbizotëron kaosi për shkak të mungesës së parkingjeve. Në drejtim të zgjidhjes Qeveria vendosi nisjen e procedurave për ndërtimin e garazheve montuese shumëkatëshe me partneritet publiko privat”, raporton gazetarja e Alsat, Linda Ebibi.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari nuk dha detaje rreth kostos dhe se kur do të nisë ndërtimi, por, tha se shumë shpejt dikasteri i tij do të nisë procedurat e nevojshme.
“Unë kisha dashur të ju informojë se mbrëmë qeveria mori vendim që të formohet komision për ta bërë shpalljen për parkingjet këtu në qendrën klinike dhe besoj se ministria së shpejti do t’i ndërmerr hapat e duhura që sa më shpejt të kemi parkingje më shumë në qendrën klinike. Për detajet rreth kësaj, unë mundem me një preskonferencë të veçantë të tregojë tamam çdo detaj të shpalljes”, tha Arben Taravari, ministër i shëndetësisë.
Mungesën e parkingjeve qytetarët e kanë pasur përditshmëri në klinikën Nënë Tereza ndërsa zgjidhja për këtë çështje ka qenë premtim i të gjithë ministrave të shëndetësisë./ Alsat.mk
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Driton Zenku
21 Gusht, 2024 19:10
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.