Komision i zgjeruar anketues, tragjedia në Koçan do të hapë edhe lëndë të tjera në Kuvend

Flaka
Botuar nga Flaka 31 Mars, 2025 16:55

Komision i zgjeruar anketues, tragjedia në Koçan do të hapë edhe lëndë të tjera në Kuvend

Komisioni i paralajmëruar anketues në Kuvend për tragjedinë në Koçan me shumë gjasa do të zgjerohet edhe me lëndë të tjera. Nisma fillestare arriti nga LSDM-ja dhe ishte konkretisht e orientuar për zjarrin në diskotekën në Koçan, por kryeministri Hristijan Mickoski theksoi se përveç për Koçanin, duhet të flitet edhe për spitalin modular në Tetovë, fatkeqësinë në Llaskarcë, shitblerjen e “Soravia” dhe lëndë të tjera.

“Ne çdoherë jemi në anën e drejtësisë dhe vlerësojmë se nëse kjo është e nevojshme, se të gjithë rastet duhet të kenë epilog të drejtë dhe të rregullt, pa drejtësi selektive”, tha Ilievski.

Mbështetje për komisionin e tillë dha edhe grupi i deputetëve të VMRO-DPMNE-së

“Nuk kemi asgjë kundër Komisionit të tillë anketues, por do ta zgjerojmë me tragjeditë që kanë ndodhur, siç janë ajo në spitalin modularë, Llaskarca, Besa Trans… kështu që nuk kemi asgjë kundër”. tha Petrushevski

Për rastin në Koçan paraprakisht BDI kërkoi edhe hetim ndërkombëtarë. Nga kjo parti thonë se qytetarët e meritojnë të vërtetën e jo lojëra politike dhe mbulim të skandaleve. Nga BDI kërkojnë përgjigje nga Qeveria dhe MPB për punën e agjencisë së sigirmit “Rubikon”.

“Kjo agjenci, e afërt me partinë në pushtet, ishte përgjegjëse për sigurinë e kabaresë në Koçan natën kur ndodhi tragjedia që mori 59 jetë të pafajshme. Prandaj, qeveria ka për detyrë t’i japë publikut përgjigje të qarta. Kush janë klientët e tjerë të “Rubikon”? A kanë pasur kontrata të rregullta sigurie dhe sigurues të licencuar?”, deklaroi Mustafa

Përndryshe për rastin në paraburgim mbeten më shumë pjesëtarë të sigurimit, nëpunës policor, por edhe ish funksionarë, mes tyre Kreshnik Bekteshi, Goran Trajkovski dhe kryetari i deritanishëm, Lupço Papazov. Nga të gjithë të dyshuarit për të cilët u kërkua masë paraburgimi, në arrest shtëpiak janë vetëm dy ish kryetarët e Koçanit, Ratko Dimitrovski dhe Nikollço Iliev, si dhe ish drejtorja e Inspektoratit të tregut.

290
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 31 Mars, 2025 16:55
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
290
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?