Kontrolle për përdorimin e pakontrolluar dhe të paligjshëm të mjeteve piroteknike

Flaka
Botuar nga Flaka 7 Dhjetor, 2025 16:34

Kontrolle për përdorimin e pakontrolluar dhe të paligjshëm të mjeteve piroteknike

Ministria e Punëve të Brendshme ka nisur kontrollet e shtuara në terren në prag të festave të fund vitit, me qëllim parandalimin e shitblerjes së kundërligjshme të mjeteve piroteknike. Ndihmësministri i Punëve të Brendshme, Muhamed Ismaili, theksoi se këto aktivitete po zhvillohen paralelisht me fushatat sensibilizuese për siguri gjatë festimeve. Sipas Ismailit, MPB në bashkëpunim me institucionet shëndetësore ka filluar fushatën “Pa fishekzjarrë për festa më të sigurta”, e cila synon të rrisë vetëdijen qytetare se festat mund të shijohen edhe pa mjete të rrezikshme piroteknike.

”Në bazë të planeve operative si çdo vit edhe këtë vit, para festave po veprohet në terren për të parandaluar personat të cilët mundohen të shesin në mënyrë të kundërligjshme dhe të merren me shitblerjen e fishekzjarrëve dhe mjeteve piroteknike”, tha Muhamed Ismaili – Ndihmësministër i Punëve të Brendshme.

Sipas Ismailit, policia ka intensifikuar veprimet në terren për të parandaluar individët që tentojnë të shesin në mënyrë të paligjshme fishekzjarrë dhe mjete të tjera piroteknike.

“Mund të them se në dy javët e kaluara ka pasur dhjetëra raste ku kanë qenë persona të implikuar me këto vepra nga të cilat janë tre vepra penale dhe kemi 1560 mjete piroteknike të konfiskuara dhe 201 fishek apo municione gjuetie të kapura”, shtoi ai.

Ismaili u bëri thirrje qytetarëve që të shmangin përdorimin e mjeteve piroteknike para dhe gjatë festave, me qellim që mbrojmë kategoritë që janë më të ndjeshme, njofton Alsat.mk, transmeton Gazeta Flaka.

53

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Flaka
Botuar nga Flaka 7 Dhjetor, 2025 16:34
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali. Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht. Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve. Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media. Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media. Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.
53

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Voto edhe...
3
Flaka

Çfarë dëshironi të lexoni apo shikoni në Flaka më së tepërmi?

NDRYSHE

NDRYSHE

    No posts where found

Lexo më shumë