Kros njofton pensionimin me një dëshirë: Shkojmë për të 15-tin!!!

Flaka
Botuar nga Flaka 21 Maj, 2024 20:03

Kros njofton pensionimin me një dëshirë: Shkojmë për të 15-tin!!!

Mesfushori i Real Madridit dhe Gjermanisë, Toni Kros ka njoftuar vendimin e tij për t’u tërhequr nga futbolli pas Kampionatit Evropian të kësaj vere. 34-vjeçari, i cili fitoi pesë tituj të Ligës së Kampionëve me “Los Blankos”, gjatë një periudhe 10-vjeçare të mbushur me trofe, ka konfirmuar lajmin me anë të një postimi në profilin e tij në “Instagram” këtë të martë.

“17 korrik 2014 – dita e prezantimit tim në Real Madrid, dita që ndryshoi jetën time. Jeta ime si futbollist – por veçanërisht si person. Ishte fillimi i një kapitulli të ri në klubin më të madh në botë. Pas 10 vitesh, në fund të sezonit ky kapitull përfundon. Nuk do ta harroj kurrë atë kohë të suksesshme! Do të doja të falënderoja veçanërisht të gjithë ata që më pritën me zemër të hapur dhe më besuan. Por veçanërisht dua t’ju falënderoj, të dashur Madridistë, për pritjen e ngrohtë dhe dashurinë tuaj nga dita e parë deri në të fundit. Në të njëjtën kohë, ky vendim do të thotë që karriera ime si futbollist aktiv do të përfundojë këtë verë pas Kampionatit Evropian. Siç e kam thënë gjithmonë: Real Madridi është dhe do të jetë klubi im i fundit. Jam i lumtur dhe krenar, që në mendjen time gjeta kohën e duhur për vendimin tim dhe se mund ta zgjidhja atë vetë. Ambicia ime ishte gjithmonë të përfundoj karrierën time në kulmin e nivelit tim të performancës.

Që tani e tutje ekziston vetëm një mendim kryesor: Shkojmë për të 15-tin!!! Përgjithmonë Madrid dhe asgjë më shumë”, ka shkruar Kroos.

17
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 21 Maj, 2024 20:03
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
17
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?