Kryediplomati i Shqipërisë porosit Kosovën të konsultohet me aleatët rreth urës

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 29 Gusht, 2024 19:42

Kryediplomati i Shqipërisë porosit Kosovën të konsultohet me aleatët rreth urës

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani, i ka bërë thirrje Kosovës që vendimin për hapjen e urës kryesore mbi lumin Ibër ta marrë në koordinim me vendet dhe organizatat që kanë ndihmuar në pavarësimin e Kosovës.

Ai i ka bërë këto deklarata gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët, pas përfundimit të konferencës tre ditore “Tirana Diplo2024”.

“Kemi qenë të qartë dhe këmbëngulës se prioritet i politikës së Jashtme është Kosova, dhe duke qenë kështu, gjithnjë u kemi thënë motrave dhe vëllezërve tanë në Prishtinë se që të gjithë hapat dhe vendimet që ndërmarrin, duhet t’i diskutojnë në radhë të parë me ata që i duan shumë dhe i kanë për zemër”, tha Hasani, pasi është pyetur për qëndrimin e Tiranës zyrtare sa i përket urës mbi Ibër.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë më 28 gusht se është duke i bërë të gjitha konsultimet e nevojshme me aleatët për hapjen e urës.

Qeveria e Kosovës pati rritur përpjekjet në fillim të gushtit për hapje të kësaj ure, e cila ndan Mitrovicën Jugore me shumicë shqiptare me Mitrovicën Veriore me shumicë serbe – është e hapur për këmbësorët.

Ura është e hapur për qarkullim të këmbësorëve, por jo për vetura.

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, pati paralajmëruar ato ditë kundër hapjes së urës, meqë një veprim i tillë rrezikon ushtarët amerikanë.

Edhe misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, i cili ka prezencë të përhershme mbi urë, pati thënë se nuk do të hezitojë të veprojë, nëse rrezikohet siguria në atë pjesë.

Mes tjerash, ministri Hasani ka thënë se Tirana tashmë ka nisur përgatitjet për samitin e NATO-s të vitit 2027, për të cilin kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se do të mbahet në kryeqytetin e vendit që udhëheq.

Një zyrtar i NATO-s, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se samiti i kësaj organizate, më 2025, do të mbahet në Hagë prej 24 deri më 26 qershor, dhe do të pasohet me një tjetër samit në Turqi.

Ai ka thënë se nuk ka asgjë për të shtuar për lokacionet e samiteve tjera të NATO-s.

“Jemi në fazën e përgatitjeve të brendshme. Kemi nisur identifikimin e ambienteve, fondeve dhe njerëzve që e bëjnë të mundur. Kjo tregon se Shqipëria është partner i rëndësishëm dhe aleat i domosdoshëm në gjithë përpjekjen e organizatës së Atlantikut të Veriut për atë që ndodh sot dhe në fokus zhvillimet e fundit”, ka thënë mes tjerash Hasani. /rel

112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 29 Gusht, 2024 19:42
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?