Kryetari i Moskës thotë se Ukraina kreu “një nga sulmet më të mëdha” ndaj kryeqytetit rus

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 21 Gusht, 2024 19:40

Kryetari i Moskës thotë se Ukraina kreu “një nga sulmet më të mëdha” ndaj kryeqytetit rus

Dronët ukrainas kanë shënjestruar Moskën në një prej sulmeve më të mëdha të këtij lloji ndaj kryeqytetit rus, tha kryetari i Moskës, Sergei Sobyanin.

Përmes një postimi në Telegram, ai tha se në orët e para të 21 gushtit mbrojtja ajrore ruse ka rrëzuar dhjetë dronë.

Kjo është një nga përpjekjet më të mëdha ndonjëherë për të sulmuar Moskën me dronë”, shkroi Sobyanin, duke shtuar se nuk është raportuar për viktima apo dëme materiale.

Ndaras, Ministria ruse e Mbrojtjes tha se sistemet e mbrojtjes ajrore kanë rrëzuar 45 dronë ukrainas.

Njëmbëdhjetë dronë u rrëzuan mbi rajonin e Moskës, 23 mbi rajonin Brjansk, gjashtë mbi Belgorod, tre mbi rajonin Kaluga dhe dy mbi rajonin Kursk”, u tha në njoftim.

Ky njoftim nuk ka mundur të konfirmohet në mënyrë të pavarur, ndërkaq Ukraina nuk ka komentuar për këto raportime.

Muajve të fundit, Kievi – që po përballet me pushtimin e nisur nga Moska në shkurt të vitit 2022 – ka intensifikuar sulmet ajrore ndaj territorit rus. Ndërkaq, më 6 gusht trupat ukrainase nisën një inkursion të befasishëm në rajonin rus të Kurskut./REL

105
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 21 Gusht, 2024 19:40
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
105
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?