KSHZ: Në zgjedhjet e dyfishta qytetarët mund të votojnë vetëm një herë!

Flaka
Botuar nga Flaka 2 Maj, 2024 19:30

KSHZ: Në zgjedhjet e dyfishta qytetarët mund të votojnë vetëm një herë!

Në zgjedhjet e dyfishta të 8 Majit, qytetarët kanë të drejtë vetëm njëherë të

Në zgjedhjet e dyfishta të 8 Majit, qytetarët kanë të drejtë vetëm njëherë të paraqiten nëpër vendvotime. KSHZ-ja miratoi udhëzuesin, ku qytetarët njoftohen se nëse vendosin të votojnë vetëm për një palë zgjedhje, më pas nuk mund të ndërrojnë mendje dhe sërish të kthehen për të votuar për zgjedhjet tjera. Kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Dashtevski, në një intervistë për MIA, theksoi se me rëndësi është që qytetarëve t`u sqarohet se kanë të drejtë për të votuar për dy llojet e zgjedhjeve ose vetëm për parlamentaret dhe presidencialet.

ALEKSANDAR DASHTEVSKI

“Qytetari mund të vijë vetëm një herë dhe të votojë për të dyja palët e gjedhjeve. Procedura është si vijon: Kur vjen jep letërnjoftimin, shkon në identifikimin biometrik, rrethohet në listë dhe i japin fletëvotime për të votuar”.

Por, me rëndësi për qytetarët është se kur në vendvotime do të pyeten, të kenë përgjigje të saktë nëse do të votojnë vetëm për një palë zgjedhje apo në zgjedhjet e dyfishta. Kjo është e rëndësishme pasi për zgjedhjet presidenciale ekziston cenzusi prej 40%. Kreu I KSHZ-së mendon se më së shumti do të votohet për dy zgjedhjet, por mundet që të ndodh vetëm për zgjedhjet parlamentare, pasi dihet se jehona dhe interesi është më I amdh për parlamentaret.

Kreu I KSHZ-së ka theksuar se natën e 8 majit, rezultatet e zgjedhjeve mund të dihen deri në mesnatë, duke marrë parasysh ndryshimet që KSHZ-ja I ka bërë gjatë periudhës së kaluar, por edhe përvojës me zgjedhjet paraprake.

Zgjedhjet e 11-ta me rradhë parlamentare mbahen më 8 maj bashkë me rrethin e dytë të zgjedhjeve presideciale. /SHENJA/

105
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 2 Maj, 2024 19:30
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
105
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?