Kujdes! Vera shton numrin e viruseve, ja çka rekomandojnë infektologët

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 20 Gusht, 2024 19:28

Kujdes! Vera shton numrin e viruseve, ja çka rekomandojnë infektologët

Viruset e ndryshme shtojnë punën e mjekëve. Sipas infektologëve në rajonin e Tetovës nuk pa pasur raste të shtuara të të prekurve nga Kovidi, por viruse të ndryshme që janë tipike për stinën e verës, shkruan Alsat.

“Rastet që vijnë me flamën e rëndomte që nuk është grip, dhe gjendja e pacientit është mirë, pra nuk ka dhimmbje trupi temperatura të larta ska me ashtu simptome. por ka një flamë të rëndomtë ftohje. në mesin e tyre mund të futet korona virusi që është i vjetër më tash nga mutantët edhe që ndërrojnë muaticionin, ajo është tjetër gjë. ato raste ne nuk i testojmë sepse gjendja e pacientit duket në rregull”, tha Halil Ismaili, infektolog.

Në repartin e sëmundjeve infektive në Spitalin Klinik të Tetovës, më së shumti ka pasur raste me virozë të zorrëve. Iinfektologu Ismaili rekomandon që personat e prekur të qëndrojnë në shtëpi me qëllim të mospërhapjes.

“Ka të bëj me virus që i takon virusit të zorrëve, dhe ka shumë viruse aty. ky virus i takon asaj familje dhe ka vjellje dhe shqetësime të barkut dhe është shumë ngjitës, përcillet shumë pra ndodh që e gjithë familja njëri pas tjetrit të sëmuren, por për fat të mirë kalon shpejtë dy tre ditë dhe fillon përmirësimi. kështu prekje kemi tash e një muaj e gjysmë dhe ne i ndihmojmë patjetër me probiotikë me këshilla për regjim e tjera dhe nuk kemi pasur probleme”, u shpreh Halil Ismaili, infektolog.

Mjekët rekomandojnë që të bëhet kujdes dhe gjatë kësaj periudhe të konsumohet ushqim më i lehtë./ Alsat.mk

13
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 20 Gusht, 2024 19:28
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
13
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?