Kumbulla dëshmon kualitetin, kërkon vizën për në Gjermani

Flaka
Botuar nga Flaka 6 Maj, 2024 20:18

Kumbulla dëshmon kualitetin, kërkon vizën për në Gjermani

Marash Kumbulla luajti titullar në përballjen mes Sassuolos dhe Interit. Mbrojtësi  24-vjeçar ishte nga më të mirët në fushë në takimin e javës së 35-të duke u vlerësuar me notën 7.4. Shtatlarti, i cili është në pronësi të Romës regjistroi ndeshjen e dytë si titullar dhe tashmë gradualisht po arrin formën e tij më të mirë, si një sinjal se e ka lënë totalisht pas krahëve atë dëmtim që e mbajti larg fushave për gati një vit. Sassuolo është në garë për mbijetesën e në këto javë të fundit do besojë tek cilësitë e mbrojtësit kuqezi.

Futbollisti nga Malësia e Madhe konsiderohej një nga talentet e mëdhenj të Shqipërisë, por ai dëmtim e penalizoi jo pak. Futbollisti i cili në kualifikueset e kampionatit europian luajti vetëm në takimin e parë me Poloninë në Varshavë në ndeshjen e  marsit të vitit të shkuar është edhe në konsideratën e Sylvinhos.

Braziliani ka nisur prej kohësh që të përpilojë listën e lojtarëve që do të marrë me vete në Europian. Aktivizimi në ndeshjet e fundit te Sassuolo e gëzon dhe brazilianin e kombëtares, pasi do të ketë një alternativë më tepër për prapavijën. Cilësitë e Kumbullës dihen, pasi jo më kot dhe Roma shpenzoi 25 milionë euro për të marrë shërbimet e tij nga Verona.

Kumbulla, në këto ndeshje të fundit do ketë si qëllim jo vetëm të japë kontributin e tij për të mbajtur Sassuolon në Serie A, por dhe të jetë në formë për Europianin me shpresën se Sylvinho do e përfshijë në listën e 26 lojtarëve që do të udhëtojnë drejt Gjermanisë, ku kuqezinjtë do të përballen me Italisë, Kroacinë dhe Spanjën.

16
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 6 Maj, 2024 20:18
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
16
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?