Kurti: Eliminimi fizik i profesor Aganit, një nga krimet barbare serbe

Flaka
Botuar nga Flaka 6 Maj, 2024 19:47

Kurti: Eliminimi fizik i profesor Aganit, një nga krimet barbare serbe

Kryeministri Albin Kurti ka përkujtuar të hënën ish veprimtarin dhe politikanin Fehmi Agani në 25 vjetorin e vrasjes nga forcat serbe. Kurti tha se në mesin e shumë krimeve të kryera nga forcat policore të Serbisë gjatë luftës në Kosovë dhe të pazbardhura nga drejtësia, është rasti i eliminimit fizik të Fehmi Aganit, i vrarë më 6 maj 1999.

“Fehmi Agani u vra në kohën kur operacionet gjenocidale të forcave policore e ushtarake të Serbisë në Kosovë ishin në kulmin e tyre. Më 6 maj 1999, ai kishte hipur bashkë me familjen e tij në një nga trenat me të cilët po deportoheshin shqiptarët nga Kosova drejt Maqedonisë së Veriut. Rreth orës 13:00, treni i tyre u kthye sërish për në Fushë Kosovë, por pak pa arritur, treni u rrethua nga policia të cilët i zbritën të dëbuarit nga vagonët dhe i hipën në tre autobusa. Një polic serb e pikasi profesor Aganin mes të tjerëve, e ndau nga familjarët duke e zbritur nga autobusi dhe bashkë me policë të tjerë e hipën në një veturë të kuqe. Fehmi Agani u ekzekutua atë ditë, në afërsi të Lipjanit nën një urë. Prej atëherë dhe deri sot që u bënë 25 vite, rrethanat e vrasjes së Fehmi Aganit nuk janë sqaruar plotësisht, kurse ekzekutuesit e tij nuk janë nxjerrë para drejtësisë”, shkruan Kurti.

Pasi kishte diplomuar në filozofi, kishte magjistruar në shkenca politike dhe kishte doktoruar në sociologji, Fehmi Agani krijoi një profil të pasur si profesor universitar dhe studiues e autor, kujton kryeministri .

Vepra e tij e shkruar, sipas Kurtit, e ka ruajtur relevancën e saj teorike dhe historike falë origjinalitetit në qasje dhe aktualitetit të temave të trajtuara.

“Fehmi Agani ishte një nga intelektualët më të shquar dhe më të angazhuar politikisht në vitet ’90, si nënkryetar i partisë Lidhja Demokratike e Kosovës. Në dekadën e fundit të shekullit të kaluar, Fehmi Agani shihej si një figurë politike racionale që mund të shërbente si një busull mes turbullirave politike të kohës në Kosovë. Aktiviteti politik i tij dhe angazhimi i profesor Aganit për lirinë e Kosovës, e kanë fiksuar biografinë e tij në historinë politike të Kosovës”, shkruan Kurti.

Fehmi Agani do të kujtohet, sipas tij, përherë mes të rënëve të popullit tonë në përpjekjet dhe sakrificat për liri të Kosovës.

105
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 6 Maj, 2024 19:47
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
105
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?