Kurti: Kanë pritur që unë të vi në pushtet e ta kryej Asociacionin e Thaçit, a? Është absurde

Flaka
Botuar nga Flaka 5 Qershor, 2024 22:36

Kurti: Kanë pritur që unë të vi në pushtet e ta kryej Asociacionin e Thaçit, a? Është absurde

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, i ka bërë thirrje edhe një herë Serbisë që ta nënshkruajnë Marrëveshjen Bazike dhe të ecin para.

Kurti po ashtu tha se Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe është dashur që “ta kryejnë këta me Hashim Thaçin”.

“Këta kanë pritur që unë vi në pushtet dhe ia kryej Asociacionin e Hashim Thaçit a? Nuk është reale kjo punë, është absurde”.

“Paskan pritur që të vijë unë që e kundërshtoja ‘Zajednicën’ dhe ta kryejmë ‘Zajednicën’. Jo, ne kemi marrëveshje të re. Marrëveshja e re është Marrëveshja Bazike me aneks të zbatimit. Neni 7 thotë vetëmenaxhim i komunitetit serb”, tha Kurti në A2CNN, transmeton Klankosova.tv.

Më tej, Kurti tha se nuk e mohon ekzistencën e marrëveshje të mëparshme, por sipas tij, marrëveshja bazë për Asociacionin e vitit 2013 e nënshkruar nga ish-kryeministri Hashim Thaçi dhe kryeministri serb, Ivicia Daçiqi i ka 15 pika, ku tha se 6 janë për siç e quajti ai “Zajdenicën”, kurse 4 janë për integrimin e serbëve.

“Marrëveshjen më të dashur që e ka Serbia, ajo i kërkon vetëm 6 nga 15 pikat. Ndërkohë 60% që e ka shkelur vetë, nuk do që ta përmendim.  Marrëveshja e vitit 2013 është shkelur nga Serbia sepse Beogradi ka dhënë urdhër më 5 nëntor 2022, katër kryetarëve në veri, 10 deputetëve në parlament dhe të gjithë policëve, gjykatësve dhe prokurorëve në veri të japin kolektivisht dorëheqje. Nuk mund të kërkosh nga unë që të zbatojë 40% e një marrëveshjeje që 60% e ka të shkelur”, tha Kurti, transmeton Klankosova.tv.

107
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 5 Qershor, 2024 22:36
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
107
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?