Kurti: Kosova e gatshme për statusin e kandidatit dhe hapjen e negociatave për anëtarësim në BE

Flaka
Botuar nga Flaka 2 Maj, 2024 09:46

Kurti: Kosova e gatshme për statusin e kandidatit dhe hapjen e negociatave për anëtarësim në BE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e gjashtë të Këshillit Ministror për Integrim Evropian, ka thënë e Kosova është e gatshme për statusin e vendit kandidat, por edhe për hapjen e negociatave me BE-në.

Kurti tha se anëtarësimi në BE duhet të jetë i bazuar në meritokraci, shkruan gazeta online Reporteri.net.

“Dua të theksoj tri elemente. e Para pas një dekade stagnimi, zgjerimi i BE-së është rikthyer në agjendë. Agresioni i Rusisë ndaj Ukrainës ka rikthyer rëndësinë e zgjerimit të BE-së, jo vetëm si zonë e prosperitetit socio-ekonomik, por edhe si zonë e paqes e sigurisë. Në dhjetor 2023, Samiti i BE-së me Ballkanin Perëndimor, rikonfirmoi të ardhmen e rajonit tonë në BE. Më 15 dhjetor 2022, në Pragë të Republikës Çeke, e cila po e mbante presidencën asokohe, ne dorëzuam aplikacionin për anëtarësim në BE. Besojmë se anëtarësimi në BE duhet të jetë i bazuar në meritokraci.

Si demokracia më e avancuar në rajon, ne jemi të gatshëm t’u përgjigjemi mijëra pyetjeve teknike që vijnë nga  KE. Krahasuar me rajonin, Kosova është jo vetëm e gatshme për statusin e vendit kandidat, por edhe për të hapë negociatat me kapitujt e shumtë drejt anëtarësimit. Anëtarësimi në BE është zgjedhje strategjike. Ne e kemi bërë këtë zgjedhje. Mobilizimi për ta kapur hapin në procesin e integrimit evropian pas stagnimin disavjeçar, ka bërë që shumë reforma e ligje të kalojnë”, tha Kurti.

Kurti ka bërë thirrje për heqjen e masave ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës. Kryeministri ka thënë se Kosova ka përmbushur të gjitha kërkesat e BE-së për heqjen e këtyre masave.

“Masat që janë në fuqi ndaj Kosovës bien ndesh me përpjekjet e rajonit për integrim në BE, sidomos edhe me planin e rritjes e me qëllimet e tij. Ne kemi përmbushur të gjitha përpjekjet e BE-së për të hequr masat kufizuese dhe këto masa duhet të hiqen”, tha Kurti.

104
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 2 Maj, 2024 09:46
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
104
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?