Kurti: Opozita të bëhet gati për zgjedhje, jo Qeveria

Flaka
Botuar nga Flaka 15 Maj, 2024 20:10

Kurti: Opozita të bëhet gati për zgjedhje, jo Qeveria

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se partitë opozitare janë ato që duhet të bëhen gati për zgjedhje e jo Qeveria, duke paralajmëruar se në të kundërtën, ai do të përfundojë mandatin e tij katërvjeçar në krye të ekzekutivit kosovar.

Mandati i Qeverisë aktuale përfundon në fillim të vitit 2025, por partitë opozitare po kërkojnë mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme, pasi argumentojnë se Kurti po keq-qeverisë me vendin. Për këtë kërkesë të opozitës, Kurti u takua me Memli Krasniqin, kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës në opozitë. Pas takimit me Krasniqin, Kurti kishte deklaruar se është i interesuar që të diskutojë me opozitën për caktimin e një date se kur do të mbaheshin zgjedhjet e reja. Sipas tij, zgjedhjet do të ishte mirë që të mbaheshin në pranverë ose në vjeshtën e këtij viti. Dy partitë e tjera opozitare, LDK dhe AAK, kanë refuzuar që të takohen me Kurtin. Por, ai ka zhvilluar edhe një takim lidhur me çështjen e zgjedhjeve me drejtuesit e dy partive më të vogla, që janë pjesë e Qeverisë aktuale.

“Opozita duhet të bëhet gati për zgjedhje. Ne jemi gjithmonë gati, përndryshe nëse ata janë rehat, shkon mandati deri në fund”, deklaroi Albin Kurti, kryeministër i Kosovës. /Alsat.mk

105
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 15 Maj, 2024 20:10
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
105
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?