Kurti: Po vendosim sundim të ligjit dhe rend publik

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 30 Gusht, 2024 21:59

Kurti: Po vendosim sundim të ligjit dhe rend publik

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u pyet të premten nga gazetarët për deklaratën e presidentit të Francës, Emmanuel Macron, i cili tha se partnerët evropianë janë të shqetësuar me “lëvizjet e njëanshme të Kosovës”.

Kurti tha se Qeveria e tij është duke vendosur sundim të ligjit dhe rendit publik, si dhe duke siguruar paqe dhe siguri për të gjithë qytetarët e Kosovës – pa dallime.

“Në këtë aspekt duam edhe bashkëpunimin e ngushtë, edhe mbështetjen ndërkombëtare, përfshirë këtu edhe Francën, që e konsiderojmë vend mik, aleat dhe partner shumë të rëndësishëm edhe në Bashkimin Evropian, edhe në NATO”, tha Kurti.

Një ditë më herët, gjatë një vizite në Serbi, Macron tha se lëvizjet “e njëanshme” dhe “shqetësuese” të Kosovës nuk japin sinjal të mirë.

Me këtë deklaratë, Macron iu referua mesa duket disa vendimeve të Qeverisë së Kosovës – përfshirë atë për mbylljen e disa degëve të Postës së Serbisë në veri të vendit – dhe synimeve të saj për hapjen e urës kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë, të cilat janë kritikuar edhe nga pjesa tjetër e bashkësisë ndërkombëtare.

Ai, po ashtu, tha se Franca është e përkushtuar që të themelohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Për këtë asociacion, Kosova dhe Serbia janë dakorduar qysh në vitin 2013, por marrëveshja nuk është zbatuar kurrë.

Gjatë qëndrimit të Macronit në Serbi, ky vend nënshkroi marrëveshje me kompaninë e Francës, Dassault Aviation, për blerjen e 12 avionëve të rinj luftarakë, Rafale./REL

112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 30 Gusht, 2024 21:59
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?