Kurti-Prokurorisë Speciale: 5 vjet pa rezultat për adresimin e krimeve të luftës, aktakuzat mund të numërohen në gishta

Flaka
Botuar nga Flaka 31 Maj, 2024 19:44

Kurti-Prokurorisë Speciale: 5 vjet pa rezultat për adresimin e krimeve të luftës, aktakuzat mund të numërohen në gishta

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se janë bërë pesë vjet prej kur institucioneve të drejtësisë u është mundësuar ndjekja penale dhe gjykimi i kriminelëve të luftës edhe në mungesën e tyre.

Kurti kritikoi sistemin e drejtësisë në lidhje me gjykimin e kriminelëve të luftës edhe në mungesë të tyre, duke thënë se kanë kaluar “pesë vjet pa rezultat”.

“Pesë vjet nga politika shtetërore që sjellë mundësi më të shpejtë për drejtësi. Pesë vjet nga thirrjet e para për të shfrytëzuar aparaturën shtetërore në dispozicion për të ngritur aktakuza kundër kriminelëve e krimeve të tyre monstruoze kundër popullit tonë. Pesë vjet pa rezultat. 25 vjet pas luftës, pa drejtësi për viktimat. Prokuroria speciale duhet të jetë më aktive e efikase që të sjellë kriminelët para drejtësisë. Aktakuzat e ngritura për gjykim në mungesë për krimet e luftës mund të numërohen në gishta”, shkroi Kurti.

Më tej, Kurti i tha Prokurorisë se adresimi i krimeve të Serbisë të kryera në Kosovë duhet të jetë prioritet, e sipas tij, nga të gjitha masakrat ka dëshmitarë dhe dëshmi, të cilat tha se Prokuroria duhet t’i kthej në dosje provash për aktakuza për krime lufte.

“Republikës dhe popullit i duhen prokurorë aktivë e të mençur, dhe gjykatës efikasë e të ditur, të sjellin para drejtësisë të gjithë ata që janë përgjegjës për krimet e kryera gjatë luftës. Një pjesë e emrave të tyre dihen publikisht e shumë prej tyre njihen nga të mbijetuarit e nga familjarët e viktimave. Andaj, bëjmë thirrje sërish që shtylla tjetër e pushtetit në Kosovë, sistemi i drejtësisë, të veprojë, sepse është koha e fundit të sjellin drejtësi për viktimat e luftës. Qeveria ka rritur buxhetin, andaj bëjmë thirrje që Këshilli Prokurorial urgjentisht të rrisë kapacitetet për adresim të krimeve të luftës”, tha Kurti.

Tutje, kreu i qeverisë tha se gjykimi e dënimi i kriminelëve të luftës është detyrë e obligim për vuajtjet e të kaluarës dhe shpresën për të ardhmen, për sakrificën e të rënëve në luftë dhe për brezat që po rriten në liri./Klan Kosova

107
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 31 Maj, 2024 19:44
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
107
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?