Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mbajtur një qëndrim kritik ndaj Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Në një intervistë për Financial Times, Kurti tha se ndërkombëtaret duhet të kenë një qasje më të ashpër, për sa kohë që Serbia refuzon që t’i vërë sanksione Rusisë. Sipas tij, kur kjo të ndodhë, atëherë ai do të besonte se Serbia kërkon realisht paqe në rajon. “Brukseli dhe Uashingtoni duhet të ndryshojnë qasjen e tyre dhe t’ japin një afat kohor Serbisë për t’i vendosur sanksionet Rusisë dhe për të hequr dorë nga përpjekjet që të ulen në katër karrige. Sapo Serbia të vendosë sanksione ndaj Federatës Ruse, atëherë do të ishte një moment kur ata do të tregonin se duan të integrohen në BE dhe Serbia pa Rusinë dhe nuk mund të kërcënojë sigurinë e kontinentit. Kështu që atëherë, mund të besoja se ata në thelb duan paqe”, tha Kurti. /Alsat.mk
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Flaka
28 Maj, 2024 19:29
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.