Kushtetuesja anuloi tatimin e solidaritetit! 49.2 milionë euro do t’u kthehen kompanive 

Flaka
Botuar nga Flaka 5 Shkurt, 2025 22:30

Kushtetuesja anuloi tatimin e solidaritetit! 49.2 milionë euro do t’u kthehen kompanive 

Shteti nga buxheti do të duhet të kthejë 49.2 milionë euro 156 kompanive, vendosi Gjykata kushtetuese me anulimin e sotëm të Ligjit për tatimin e solidaritetit. Sipas kryetarit të gjykatës, Darko Kostadinovski, është sjellë vendim për anulim e jo shfuqizim që të sigurohet sundimi i së drejtës dhe kthimi i gjendjes kushtetuese.

Sipas Kostadinovskit, nëse Ligji do të shfuqizohej kompanitë nuk do të mund t’i merrnin paratë, ndërsa e vetmja gjë që do të mund të ndalohej do të ishte që Kuvendi nuk do të mund të sillte më ligj të njëjtë. Kompanitë kanë afat prej 5 vjetëve pas publikimit të vendimit në Gazetën Zyrtare që t’i kërkojnë paratë. Ekzistojnë edhe mundësi që përmes kontesteve gjyqësore të kërkojnë edhe normë interesi për këto para.

Përndryshe, edhe pse u paralajmërua, deri te  Gjykata kushtetuese, Qeveria dhe Ministria e Financave nuk parashtruan kundër argumente pse ky ligj duhet të shfuqizohet e jo të anulohet.

Përndryshe javën e kaluar Kryeministri, Hristijan Mickoski, paralajmëroi se nëse anulohet Ligji dhe nëse duhet të kthehen paratë, do të kërkojë përgjegjësi penale nga përfaqësuesit e pushtetit paraprak për dëmtimin e buxhetit.

Ligji për tatimin e solidaritetit u soll në shtator të vitit 2023 nga ana e Qeverisë së përbërë nga LSDM dhe BDI dhe tatim kanë paguar të gjithë kompanitë që kishin të ardhura mbi 10 milionë euro dhe profiti i të cilëve u rrit dukshëm gjatë krizës.

267
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 5 Shkurt, 2025 22:30
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
267
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?