Kuvendi i Kosovës me seancë solemne për Tony Blairin

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 6 Qershor, 2024 19:26

Kuvendi i Kosovës me seancë solemne për Tony Blairin

Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të caktojë sot datën për seancën solemne në të cilën ish-kryeministri britanik Tony Blair do t’u drejtohet deputetëve të Kuvendit.

Data e saktë e vizitës së mikut të madh të shqiptarëve ende nuk është bërë e ditur.

Kryesia në mbledhjen e saj nga ora 11:00, do të caktojë edhe vazhdimin e seancës nga pika e papërfunduar më 28 mars 2024 – votimi për themelimin e Komisionit Hetimor Parlamentar për procedurat e prokurimeve të negociuara pa publikim të njoftimit për kontratë, në ministri dhe në ndërmarrje publike qendrore.

Po ashtu do të vendoset për seancën plenare të shtyrë nga data e paraparë që të mbahet më 24 maj 2024 – shqyrtimi i Projekt-Rezolutës për tre vjet qeverisje.

Kryesia në propozimin e rendit të ditës për seancën plenare të radhës do të ketë miratimin e procesverbalit nga seanca e mëparshme, deklarimet jashtë rendit të ditës, pyetjet parlamentare, votimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes të financimit, për programin e parë për “Financimin e politikave zhvillimore për efektivitetin fiskal, konkurrueshmërinë dhe rritjen e gjelbër”, në mes të Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim, votimi i Statutit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” në Prishtinë, votimi në lexim të dytë i Projektligjit për shëndetin riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor, votimi në parim i Projektligjit për gjendjen civile, votimi në parim i Projektligjit për provimin e maturës shtetërore, votimi në parim i Projektligjit për të huajt.

Në shqyrtim të dytë do të jenë edhe Projektligji për Sport, Projektligji për Rininë, Projektligji për regjistrin e pronarëve përfitues, Projektligji për falimentimin, Projektligji për Agjencinë e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes, Projektligji për mbrojtje nga zjarri, Projektligji për letërnjoftimin, Projektligji për Shërbimet Private të Sigurisë.

Në shqyrtim të parë do të jenë Projektligji për bankat dhe Projektligji për ofruesin e shërbimeve të navigacionit ajror.

Në rendin e ditës të seancës që do të caktohet nga Kryesia, do të jetë edhe votimi për themelimin e Komisionit Hetimor Parlamentar mbi përgjegjësitë ekzekutive të Ministrisë së Drejtësisë në raport me zjarret në Institutin e Mjekësisë Ligjore, zhdukjen e mostrave në rastin e Astrit Deharit dhe çdo veprimi e mosveprimi të kësaj ministrie.

Në rend dite do të jenë edhe themelimi i Komisionit Hetimor Parlamentar për procesin e përllogaritjes së borxheve të kompanive ambalazhuese të ujit, si dhe mënyrën dhe bazën e shlyerjes së borxheve nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, votimi i Projekt-rezolutës për adresimin e gjetjeve të raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit, shqyrtimi i Projekt-kodit të sjelljes për deputetët e Kuvendit të Kosovës, shqyrtimi i Projekt-Deklaratës për raportet e Kosovës me SHBA, shqyrtimi i Projekt-rezolutës për adresimin e çështjes së emigrimit të qytetarëve nga Kosova dhe raportimi i Qeverisë së Kosovës për progresin mbi zbatimin e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe reflektimin e Agjendës Transformuese të Kosovës në buxhet dhe politika qeveritare./Klankosova

124
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 6 Qershor, 2024 19:26
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
124
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?