Klubi i Juventusit nëpërmjet një njoftimi zyrtar bëri të ditur se është dëmtuar Danilo. Kapiteni vuan një dëmtim në tendinën e bicepsit femoral dhe për pasojë është i detyruar të stopojë për një periudhë nga 10 deri në 15 ditë.
E sigurt është se braziliani do të humbasë ndeshjen e fundjavës ndaj Salernitanës, ndërsa në dyshim mbetet pjesëmarrja e tij si titullar në finalen e Kupës së Italisë ndaj Atalantës më datë 15 maj. Para këtij fati të keq, trajneri Massimiliano Allegri po mendon t’i dhurojë debutimin me fanellën bardhezi, mbrojtësi të afruar në janar nga Lille, Tiago Djalo.
Ky i fundit vinte nga një dëmtim i rëndë në gju, mirëpo tashmë duket se është gati për të treguar veten me fanellën e “Zonjës së Vjetër”. Në rast aktivizimi të 24-vjeçarit portugez, atëherë Allegri mund të mendojë edhe për një ndryshim të skemës duke u kthyer me katër në mbrojtje.
Megjithatë, ky plan është ende për t’u studiuar dhe Allegri ka gati edhe opsionin Rugani për të vazhduar me idenë e tij për të aktivizuar tre lojtarë në mbrojtje.
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Flaka
7 Maj, 2024 20:41
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.