Liderët partiak urojnë besimtarët me rastin e Natës së Kadrit

Flaka
Botuar nga Flaka 26 Mars, 2025 21:38

Liderët partiak urojnë besimtarët me rastin e Natës së Kadrit

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e Natës së Madhe të Kadrit, një nga netët më të rëndësishme të muajit të shenjtë të Ramazanit.

“Derisa po kalojmë në ditët e fundit të muajit të bekuar të Ramazanit, uroj nga zemra të gjithë besimtarët myslimanë me rastin e Natës së Madhe të Kadrit, natës së zbritjes së Kuranit të shenjtë. Zoti ua pranoftë lutjet dhe shpërbleftë sakrificat,” ka shkruar Ahmeti.

Ai ka shprehur gjithashtu dëshirën që kjo natë të sjellë paqe, tolerancë dhe dashuri mes popujve anembanë botës.

Nata e Kadrit, e cila konsiderohet si nata më e rëndësishme e Ramazanit, është një moment i veçantë për besimtarët myslimanë, të cilët e kalojnë atë me lutje dhe adhurim. 

Edhe kryetari i  Aleanës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka uruar besimtarët myslimanë për Natën e Kadrit.

“Kushdo që është i përulur ndaj njerëzve për hir të Zotit, Allahu e lartëson emrin e tij.” Profeti Muhamed a.s, ka shkruar Taravari në Facebook.

Sekretari Gjeneral i Aleancës për Shqiptarët, krahu u Selës Krenar Lloga, ka uruar Natën e Madhe të Kadrit.

“Qoftë kjo një natë e faljes, lutjeve të pranuara dhe zemrave të mbushura me dritë. Zoti ju dhëntë shëndet, lumturi dhe çdo të mirë në këtë dhe botën tjetër!
Urime Natën e Kadrit!” – shkruan Lloga.

Kujtojmë se agjërimi i kësaj nate të Ramazanit konsiderohet i vlefshëm sa njëmijë muaj. Nata e Kadrit shënon zbritjen e Kuranit në tokë dhe fillimin e shkrimit të librit të shenjtë.

Sipas klerikëve agjërimi dhe lutjet ndaj Zotit në këtë ditë përcaktojnë fatin dhe jetën e njeriut gjatë një viti. Flaka Media

288
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 26 Mars, 2025 21:38
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
288
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?