Manifestimi fetaro-artistik në Gostivar për Ditëlindjen e Muhamedit a.s

Flaka
Botuar nga Flaka 6 Shtator, 2025 09:34

Manifestimi fetaro-artistik në Gostivar për Ditëlindjen e Muhamedit a.s

Në palestrën sportive “Rinia” në Gostivar, para qindra besimtarëve u zhvillua për të 22-herë Manifestimi fetaro-artistik “Mirë se erdhe Ja Resulallah”, me rastin e shënimit të 12. Rebiul evvelit – Ditëlindja e Profetit Muhamed a.s, raporton Flaka

Ngjarja u organizua nga Muftinia e BFI-së në Gostivar, nën patronazhin e Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, dhe pati një pjesëmarrje masive të besimtarëve, deputetëve, drejtorëve, myftive dhe artistëve të njohur nga vende të ndryshme.

Programi përfshiu lexim të Kur’anit, Famëlartë, ilahi dhe recitime nga artistë të mirënjohur, duke krijuar një atmosferë të veçantë shpirtërore dhe artistike.

Tubimin e përshëndeti nikoqiri i manifestimit, Muftiu H. Sabahudun ef. Zendeli, i cili falënderoi të pranishmit dhe foli mbi rëndësinë e këtij tubimi për ngritjen e lartë të personalitetit të Profetit Muhamed a.s.

Gjatë programit fjalën e mori edhe Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, i cili analizoi personalitetin e Profetit Muhamed a.s., duke theksuar mesazhet dhe porositë e tij për komunitetin.

I gjithë programi u shoqërua me elemente artistike të larta, ndër të cilat veçoi performanca e Koresë së Medresesë, e cila u prit me entuziazëm nga të pranishmit. Organizatorët e Muftinisë së Gostivarit, nën drejtimin e Myftiut H. Sabahudin ef. Zendeli, treguan gatishmërinë dhe përkushtimin e tyre për të realizuar vepra madhore me vlera fetare dhe artistike. Flaka dhe Gostivari Sot, ashtu si dhe viteve të kalauara, ishin sponsor medial i manifestimit. Flaka

260
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 6 Shtator, 2025 09:34
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
260
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?