MASH: Dorëzimi i teksteve shkollore dhe materialeve mësimore duhet të përmbyllet para ditës së parë të shkollës – 2 shtator

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 20 Gusht, 2024 19:32

MASH: Dorëzimi i teksteve shkollore dhe materialeve mësimore duhet të përmbyllet para ditës së parë të shkollës – 2 shtator

Ministria e Arsimit dhe Shkencës informon se është duke vazhduar dorëzimi i teksteve shkollore dhe materialeve mësimore të miratuara dhe të botuara të cilat do të përdoren në shkollat fillore dhe të mesme në vitin shkollor 2024-2025. Konform dinamikës së përcaktuar, siç thonë ata, dorëzimi duhet të përmbyllet para ditës së parë të shkollës – 2 shtator, ndërsa për realizimin e planit është i nevojshëm bashkëpunimi dhe azhurnimi i të gjithë drejtorëve të shkollave.

Vesna Janevska, ministrja e Arsimit dhe Shkencës

Përgjegjësia juaj është që t’i pranoni tekstet shkollore në afatin të cilin me kohë i’u është treguar nga distributori. Jam e sigurt se secili prej jush ka kuadër të mjaftueshëm në dispozicion dhe mund ta kryeni me sukses angazhimin. Pres që të gjithë të jemi në krye të detyrës, me qëllim që të përgatitemi mirë për të pritur fillimin e vitit të ri shkollor”.

Ministrja gjithashtu shtoi se distributorët nuk e kanë për obiligim të vijnë për herë të dytë apo të tretë në shkollë për dorëzimin e teksteve shkollore dhe se për këtë arsye çdo justifikim i drejtorëve për shtyrjen e pranimit është i papranueshëm.

Ndërkohë, Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton se së bashku me institucionet tjera kompetente, vazhdon të angazhohet për sigurimin e të gjitha teksteve shkollore tjera për lëndët në arsimin fillor dhe të mesëm për të cilat deri më tani nuk janë miratuar.

13
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 20 Gusht, 2024 19:32
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
13
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?