Mbahet program përkujtomor për Palestinën në Gostivar

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 16 Gusht, 2024 19:47

Mbahet program përkujtomor për Palestinën në Gostivar

Aktiviteti u organizua para namazit të xhumasë në përkujtim të dëshmorëve të Gazës, ku morën pjesë edhe mysafirë nga Türkiye, imamët e xhamisë Beştepe në Ankara, Tayyib Hoș dhe Ali Burak Baldöken.

Në fshatin Banjicë të Poshtme të qytetit të Gostivarit u mbajt program fetaro-kulturor për Palestinën dhe palestinezët nën organizimin e shoqatës “Genç Kalemler”.

Aktiviteti u organizua para namazit të xhumasë në përkujtim të dëshmorëve të Gazës, ku morën pjesë edhe mysafirë nga Türkiye, imamët e xhamisë Beştepe në Ankara, Tayyib Hoș dhe Ali Burak Baldöken.

Në programin përkujtimor mori pjesë edhe myftiu i Gostivarit, Sabahudin Zendeli, si dhe delegacioni nga Myftinia e Gostivarit.

Myftiu Zendeli për Anadolu tha se është nder për ta të mirëpresin dy mysafirë të veçantë nga Türkiye.

“Shpreh falendërimet e mia të përzemërta, të Myftinisë së Bashkësisë Fetare Islame por shfrytëzoj rastin që të shpreh edhe urimet edhe falenderimet tona të përzemërtaö të Reis-ul Ulemasë Shaqir Fetahut që këta dy personalitete të cilët janë përkrah gjithmonë presidentit tonë Recep Tayyip Erdoğan të jenë këtu dhe të përcjellin mesazhin dhe selamet e tij për besimtarët dhe për vëllezërit musliman të territorit të Gostivarit”, u shpreh ai.

Kryetari i shoqatës “Genç Kalemler”, Beytullah Yusuf, nga ana e tij tha se kujtoi se në Palestinë gati një vit po ndodh një masakër, ku kanë humbur jetën mbi 40 mijë persona në mesin e të cilëve gra dhe fëmijë.

Duke theksuar se gjatë kësaj periudhe mbi 80 mijë janë plagosur dhe 2 milionë njerëz janë zhvendosur prej vendeve të tyre. Yusuf tha: “Për këtë shkak, ne për të treguar se jemi në anën e tyre, sot kemi organizuar program para namazit të xhumasë dhe në mbrëmje po ashtu kemi edhe një takim ku do të bëhen lutje për Palestinën”.

Para namazit të xhumasë imamët nga Türkiye kënduan pjesë nga Kurani dhe u bë lutje për dëshmorët në botë e veçanërisht në Gaza.

12
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 16 Gusht, 2024 19:47
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
12
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?